JEPET TITULLI “DOCTOR HONORIS CAUSA” PËR Z. SAFET BEQIRI
Ditën e premte, më datë 12 Janar 2018, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizoi Ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për Z. Safet Beqiri. Në këtë ceremoni ishin të ftuar personalitete nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, anëtarët e senatit akademik si dhe personalitete të tjera të fushës se kirurgjisë.
Kjo ceremoni është një vlerësim në sajë të kontributit të madh që Z. Safet Beqiri ka dhënë për zhvillimin e kirurgjisë torakale në vendin tonë.
Në sajë të mirënjohjes për veprimtarinë e Z. Safet Beqiri në zhvillimin e kirurgjisë torakale të dhënë në vendin tonë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizoi Ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për këtë personalitet të nderuar të mjekësisë, duke shprehur kështu falënderimin e mjekëve dhe pacientëve shqiptarë.