Please select your page

Informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se duke filluar nga dita e Hënë, 1 Shkurt 2016, deri në ditën e Premte, 5 Shkurt 2016, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon Aktivitetin Sportiv "Jo Vetëm Studentë Por Edhe Sportistë". Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë gjithë javës, nga ora 15:00 deri në orën 20:00, në ambjentet e Palestrës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Aktiviteti Sportiv mbledh skuadra studentore nga të gjitha Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Në këtë aktivitet sportiv do të organizohen kampionati i basketbollit dhe i volejbollit dhe skuadrat do të jenë të përbëra nga vajza dhe djem (miks). Aktiviteti Sportiv "Jo Vetëm Studentë Por Edhe Sportistë" është pjesë e aktiviteteve të përvitshme sportive, të cilat organizohen nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Ftohen të marrin pjesë në këtë aktivitet studentët e pesë Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë promovon pjesëmarrjen e gjërë në jetën kulturore, sociale, argëtuese dhe sportive të studentëve të tij dhe i inkurajon ata që të angazhohen në aktiviteteve fizike dhe sportive, të cilat ndihmojnë për një jetë të shëndetshme.

Për informacione mbi aktivitetin, ju lutemi të kontaktoni në numrin e mëposhtëm: 0692973020.

 

             REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 18.01.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe stafin akademik mbi mundësinë e aplikimit në Programin e Shkëmbimit "Erasmus Mundus - Western Balkans (ERAWEB)" që koordinohet nga Universiteti Erasmus i Roterdamit, Hollandë. ERAWEB është një mundësi unike për studentët dhe stafin akademik të interesuar për të kryer një periudhë studimore ose hulumtimi shkencor në fushat e mjekësisë dhe shkencat e shëndetit

ERAWEB është një program shkëmbimi (Joint Mobility Program) në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian "Erasmus Mundus" që ofron bursa studimi për shkëmbime nga gjashtë Universitete të Bashkimit Evropian dhe tetë Universitete të Ballkanit Perëndimor dhe ka për qëllim promovimin e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik ndërmjet shteteve të Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është një Universitet Partner në këtë program dhe për të aplikohet kategoria Target Group 1. Përmes ERAWEB, studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të ketë mundësinë për të studiuar dhe për të kryer kërkime shkencore në një ndër gjashtë Universitetet e Bashkimit Evropian. Shkëmbimet janë të ndara në pesë cikle të ndryshme aplikimi: Bachelor, Master, Doktoratë, Post-Doktoratë dhe Staf Akademik. 

UNIVERSITET E BASHKIMIT EVROPIAN KU MUND TË APLIKONI: 

    • Erasmus University Medical Center Rotterdam - Hollandë (Universtet Koordinator)
    • Ludwig-Maximilians-Universität München - Gjermani
    • Università Cattolica del Sacro Cuore - Itali
    • University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology - Austri
    • University of Leuven - Belgjikë
    • University of Torino - Itali

PJESËMARRJA:

    • Target Group 1: Studentët të cilët janë të regjistruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në kuadër të partneritetit në kohën e paraqitjes së kërkesës e tyre për shkëmbim studentor. Studentët duhet të kenë përfunduar me sukses së paku një vit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
    • Target Group 2: Studentët të cilët janë shtetas Shqiptar dhe janë të regjistruar në një Universitet në Shqipëri (që nuk është pjesë e Partneritetit) ose studentët të cilët kanë marrë një diplomë universitare ose ekuivalente nga një Universitet në Shqipëri.
    • Target Group 3: Studentët, të cilët janë shtetas të Ballkanit Perëndimor dhe janë të regjistruar në një nga Universitetet në Shqipëri, duke marrë parasysh nënshtetësinë e tyre, të cilët janë në situata veçanërisht të cenueshme, për arsye sociale dhe politike. Për shembull:
      1. që kanë statusin e refugjatit apo përfituesve të azilit (sipas dispozitave ndërkombëtare ose sipas legjislacionit kombëtar të njërit prej shteteve pritëse evropiane) ose
      2. që mund të provohet se ata kanë qenë objekt i dëbimit të pajustifikuar nga Universiteti mbi baza raciale, etnike, fetare, politike, gjinore apo prirje seksuale ose
      3. që i përkasin një popullsie të parashikuar nga një politikë e veçantë kombëtare ose sipas PZHBV (IDP) (Personat e Zhvendosur Brenda Vendit). 
        Specifikim i TG3 për Shqipërinë:
        http://erasmus-westernbalkans.eu/files/2012/07/Specification-Target-Group-3-Albania.pdf

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është data 20 Mars 2016, ora 24:00.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi kryhet online në faqen web: http://erasmus-westernbalkans.eu/online-application-2/

KRITERET E APLIKIMIT:

CIKLI I STUDIMIT BACHELOR

Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 10 muaj.
Bursat universitare janë për:
- Studentët në Target Group 1 dhe 3 (studentët e Target Group 2 nuk kanë të drejtë të aplikojnë në Nivelin Bachelor);
- Studentët gjatë viteve të tyre të fundit të programit universitar;
- Trajnim kërkimor teorik dhe praktikë për studentët e Ballkanit Perëndimor.
Studentët e Mjekësisë do të konsiderohen si studentë Bachelor.

CIKLI I STUDIMIT MASTER
Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 11 muaj.
Bursat universitare janë për:
- Fazat e trajnimit praktik kërkimor;
- Trajnim hulumtimi teorik dhe praktik;

Njoftohen studentët që aplikojnë për një bursë në Ciklin e Studimit Master mund të aplikohet vetëm për një periudhë maksimale 11 muaj që të përfundojë brenda datës 14 Korrik 2017.

CIKLI I STUDIMIT DOKTORATË (PhD):

Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 11 muaj.
Bursat universitare janë për:
- Projekte kërkimore Doktoratë PhD;
- Faza e trajnimit praktik kërkimor për studentët të Ballkanit Perëndimor.

Njoftohen studentët që aplikojnë për një bursë në Ciklin e Studmit Doktoratë PhD mund të aplikohet vetëm për një periudhë maksimale 11 muaj që të përfundojë brenda datës 14 Korrik 2017. Në këtë aplikim nuk është e mundur për të bërë një program të plotë Doktoral PhD, prandaj preferenca do të jepet për studentët të cilët janë të regjistruar në një program Doktoral PhD.

CIKLI I STUDIMIT POST-DOKTORATË (Post-Doc):
Kohëzgjatja: 4-6 muaj deri në 10 muaj.
Bursat universitare janë për:
- Faza e trajnimit praktik kërkimor për studentët të Ballkanit Perëndimor.

Personeli akademik ose administrativ:
Kohëzgjatja: 1 muaj deri në 3 muaj.
Bursat e stafit janë të dizajnuara për:
- Stafin mësimor;
- Menaxhuesit e Fakultetit;
- Stafin përgjegjës për ngritjen dhe konsolidimi e bashkëpunimit kërkimor dhe kryerjen e kërkime jashtë vendit;
- Stafin përgjegjës për forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kërkesat specifike:
- Personeli duhet të jetë i punësuar ose i strukturuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë ose në një universitet të Shqipërisë.

FINANCIMI ME BURSË SHKËMBIMI

Aplikantët e përzgjedhur nga ERAWEB përfitojnë një bursë, e cila do të mbulojë një jetesën mujore, shpenzimet e udhëtimit, sigurimin e studnetit dhe tarifën shkollore të universitetit pritës. Aplikantët nuk mund të përfitojnë nga më shumë se një bursë shkëmbimi në kuadër të Programit ERAWEB II.

BURSA E SHKËMBIMIT

Bursat mujore për aplikantët e përzgjedhur:
• Bachelor: 1.000 €
• Master: 1.000 €
• Doktoratë PhD: 1.500 €
• Post-doc: 1.800 €
• Stafit akademik: 2.500 €

KUOTAT E SHKËMBIMIT TË PARASHIKUARA MIDIS UNIVERSITETEVE 

Bachelor 23

Master

15
PhD 5
Post-Doc 1

Academic Staff

1

DOKUMENTAT PËR APLIKIM

    1. Letër motivimi;
    2. Kurrikulum;
    3. Propozim për kërkim shkencor nëse aryeja e aplikimit është trajnimi shkencor (Deri në 4 Faqe).
    4. Certifikatë e Gjuhës Angleze sipas Rregullores;
    5. Certifikatë e një Gjuhe tjetër;
    6. Certifikatë e Notave e përkhyer në gjuhën angleze;
    7. Vërtetim studenti;
    8. Letër e Lejës për aplikim nga Koordinatorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Anyla Bulo (Vetëm për TG1);
    9. Dy letra rekomandimi;
    10. Fotokopje e pasaportës;
    11. Për TG3 vërtetim që vërteton gjendjen e veçantë sipas specifikimeve TG3.

NIVELI I KËRKUAR I GJUHËS NË UNIVERSITETIN PRITËS

Bachelor Minimumi B1
Master Minimumi B2
Doktoratë, Post-Doc, Academic Staff Minimumi B2 (Anglisht, preferohet niveli C1)

Për informacione mbi Universitetet Partnere, pjesëmarrjen dhe aplikimin në Programin ERAWEB, lutemi të informoheni më hollësisht pranë Zyrës së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Gjithashtu, mund të konsultoni websitin zyrtar të ERAWEB në linkun e mëposhtëm: 

Si dhe të konsultoni Rregulloren e Programit ERAWEB:

 

             REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 18.01.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit (AKTI) informon stafin akademik dhe kërkuesit shkencor të tij mbi Thirrjet për Projekte që ka shpallur Programi Kuadër i Bashkimit Evropian (BE) për Kërkim Shkencor dhe Inovacion "Horizon 2020" lidhur me fushat e Mjekësisë.

Për periudhën 2016-2017, Programi Kuadër i BE-së për Kërkim Shkencor dhe Inovacion "Horizon 2020" ka shpallur 3 thirrje me 41 tema në fushën e Mjekësisë.

Çdo institucion në fushën e Mjekësisë (Universitet, Fakultet, Departament, Institut, Qendër kërkimore apo OJF) mund të aplikojë në këto thirrje duke aplikuar në dy mënyra:

    • Mund të aplikojë në rolin e Kordinatorit të Projektit që nënkupton se Universiteti/ Fakulteti/ Departamenti/ Instituti/ Qendra kërkimore apo OJF-ja duhet të jetë në rolin drejtues të projektit e të ketë një konsorcium (rrjet partnerësh) me të paktën 3 institucione homologe që i përkasin vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.
    • Mund të aplikojnë në rolin e Partnerit të Projektit që nënkupton se Universiteti/ Fakulteti/ Departamenti/ Instituti/ Qendra kërkimore apo OJF-ja që merret me çështje të Mjekësisë duhet ti bashkëngjitet një konsorciumi që është krijuar apo po krijohet për të aplikuar në njërën nga këto thirrje.

Ju informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është i regjistruar në portalin Participant Portal - European Commission (Research&Innovation) dhe Kodi aplikues për projekte i Universitetit është PIC - Personal Identification Code: 940940353

Për të gjithë strukturat e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë që janë të interesuara dhe dëshirojnë të aplikojnë në këto thirrje mund të viheni në kontakt me Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë ku mund të merrni një informacion më të plotë mbi Programin Horizon 2020.

Mënyra e aplikimit:

Për institucionet

  • Institucionet e interesuara mund të kërkojë informacion tek Participant Portal - European Commission (Research&Innovation) ose tek FQ 217-223 e materialit bashkëngjitur.

Për individët kërkues shkencor

  • Marie Curie Actions dhe European Research Grants

Secili individ në rolin e kërkuesit shkencor që është i interesuar mund të kërkojë informacion për to duke klikuar në Marie-Sklodowska-Curie Actions ose duke konsultuar materialin bashkëngjitur.

Për çdo informacion, ndihmë apo sugjerim mund të na kontaktoni me Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektorat ose mund të kontaktoni me Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit – AKTI.

Është e rëndësishme që para përgatitjes së çdo Projekt-Propozimi të lexoni materialin "Horizon 2020 Work-Programme 2016-2017" për temat specifike dhe mund të konsultoheni me strukturat përkatëse për informacione të mëtejshme në adresën zyrtare: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme dhe broshurat përkatëse:

 

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 14.01.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon stafin akademik dhe studentët asistentë në kërkime shkencore mbi mundësinë e pjesëmarrjes në Kongresin Ndërkombëtar të Trakisë për Mjekësinë e Familjes (International Trakya Family Medicine Congress (TAHEK)) që organizohet nga Fakulteti i Shkencave të Shëndetit të Universitetit të Trakisë në datat 16 - 20 Mars 2016 në Edirne, Turqi. 

Kongresi Ndërkombëtar i Trakisë për Mjekësinë e Familjes (TAHEK) është një event i rëndësishëm shkencor që përvijon traditën akademike nga viti 2001 me synim për të rritur më tej bashkëpunimin, interesin, mbështetjen dhe besimin e pjesëmarrësve në fushën kërkimore të Mjekësisë së FamiljesKëtë vit TAHEK është e hapur për një qasje ndërkombëtare dhe sjellë së bashku të gjithë kolegët e mjekësisë së familjes në botë në një event të përbashkët.

FUSHAT KËRKIMORE TË KONGRESIT JANË: 

    • Family Medicine and pain
    • Palliative care
    • Rational drug use
    • Chronic pain
    • Musculoskeletal pain
    • Childhood pain
    • Gynecological pain
    • Somatic patient and pain
    • Chronic diseases and pain
    • Pain and integrative medicine
    • Acute pain
    • Head and neck pain
    • Chest pain and emergencies
    • Abdominal pain and emergencies
    • Musical therapy
    • Quality of care in pain management
    • Psychological treatment in chronic pain
    • Neuropathic pain in primary care
    • Pain and ageing

PJESËMARRJA:

Pjesëmarrësit kanë mundësinë të dërgojnë dhe të prezantojnë punimet shkencore ose të dërgojnë posterat në format elektronik.

Për informacione mbi pjesëmarrjen mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://tahek.org/kay305t--registration.html

 

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqen e mëposhtme dhe posterin:

 

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 14.01.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e doktoratës dhe stafin akademik në fushat e kërkimit: Laborator (Mjekësi), Gjenetikë (Mjekësi), Biostatistikë (Shëndet Publik) mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për pjesëmarrje në trajnimet me titull "Bionformatics and Biotechnology: today's tools for tomorrow's agriculture in a world of global environmental changes" të shpallur nga Agjencia Ndërkombëtare e Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim (MASHAV) e Republikës Hebre të Izraelit. Fakulteti i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit "Robert H. Smith" i Universitetit Hebre të Jeruzalemit në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim (MASHAV) organizon trajnime në formë prezantimesh shkencore nga data 9 Maj - 7 Qershor 2015, në Jerusalem, Izrael

Çdo pjesëmarrës do të përgatisë një prezantim, i cili do të shqyrtohet dhe vlerësohet në seminar. Prezantimi duhet të aplikojë njohuritë e fituara në një nga temat e bioteknologjisë. Pjesëmarrësit këshillohen që të marrin me vete të dhënat në formate të digjitalizuara. Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të marrin certifikata pjesëmarrje.

KRITERET PËR PJESËMARRJE:

    • Të ketë përfunduar Studimet Master i Shkencave (M.Sc.) ose më lart në biologji, shkencat e kafshëve, bujqësi, ose në një fushë të ngjashme të lidhur me studimet e trajnimit.
    • Një vërtetim i certifikuar i njohjes së angleze në një nivel prej të paktën 89 të Testit "TOEFL new Internet based scale" ose një certifikatë ekuivalente të njohur ndërkombëtarisht.
    • Një listë të notave të studimeve dhe kopje të diplomës së fundit të pranuara duhet të përfshihen në formatin e aplikimit.
    • Një certifikatë zyrtare e nënshkruar dhe e vulosur që vërteton gjendjen e mirë shëndetësore.
    • Përvojën profesionale në fushën e bioteknologjisë është e preferueshme.
    • Letër rekomandimi nga vendi i punës ose i studimit i kandidatit.
FINANCIMI:

Parashikohen bursa nga MASHAV për pjesëmarrësit. Bursat mbulojnë taksën e trajnimit, strehimin dhe udhëtimet brenda Izraelit për qëllimin e ndjekjes së trajnimit. Taksa e trajnimit (pa bursë të fituar) nuk përfshin kostot e udhëtimit për në Izrael apo shpenzimet e rastësishme. 

MASHAV jep një numër të kufizuar të bursave. Bursat mbulojnë koston e programit të trajnimit përfshirë leksionet dhe vizitat në terren, strehim të plotë në dhoma dyshe (dy pjesëmarrës për dhomë), sigurimin shëndetësor dhe transferimet në dhe nga aeroporti. Fluturimet ne Izrael dhe shtesa ditore nuk janë të përfshira në bursë. Pjesëmarrësit e pranuat do të marrin detajet e fluturimit dhe informacione të mëtejshme nga përfaqësia e lokale në Shqipëri.

Formati i aplikimit mund të merret në Ambasadën e Izraelit në Shqipëri ose mund të shkarkohet nga faqja e internetit të Ministrisë së Jashtme të Izraelit: 

http://www.mashav.mfa.gov.il/MFA/mashav/Courses/Pages/default.aspx

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është 1 Prill 2016.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme dhe broshuren:

 

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 14.01.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×