
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se ditën e Premte, datë 30 Tetor 2015, organizohet Konferenca e 23-të Kirurgjikale Shqiptare nga Departamenti i Kirurgjisë i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Konferenca do të zhvillohet në datat 30-31 Tetor në ambientet e Hotel Tirana International në orën 09:00 - 19.30 më datë 30 Tetor dhe në orën 08:30 - 15.00 më datë 31 Tetor. Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në orën 07:30-08:30 të datës 30 Tetor.
Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Mira Rakacolli, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, Znj. Ogerta Manastirliu, Drejtore e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë, si dhe do të marrin pjesë me prezantimet e tyre 12 Lektorë të huaj nga Anglia, Italia, Greqia dhe nga Trojet Shqiptare dhe Kosova.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 29.10.2015

Në bazë të Vendimit Nr. 866, datë 23.10.2015 të Këshillit të Ministrave "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 638, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 - 2016"", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët mbi kuotat e pranimit në programet e studimit të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË "MASTER I SHKENCAVE" PËR VITIN AKADEMIK 2015·2016
FAKULTETI |
PROGRAMI I STUDIMIT |
Kuota për kandidatët brenda Vendit |
Tarifa për kredit për program të parë |
Tarifa për kredit për program të dytë |
Fakulteti i Shëndetit Publik |
Shëndetit Publik |
25 |
1,750 |
2,625 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Infermieri |
150 |
1,750 |
2,625 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Mami |
35 |
1,750 |
2,625 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë Laboratorike |
50 |
1,750 |
2,625 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Fizioterapi |
40 |
1,750 |
2,625 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë Imazherie |
35 |
1,750 |
2,625 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Logopedi |
10 |
1,750 |
2,625 |
KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË "MASTER PROFESIONAL" PËR VITIN AKADEMIK 2015·2016
FAKULTETI |
PROGRAMI I STUDIMIT |
Kuota për kandidatët brenda Vendit |
Tarifa për kredit për program të parë |
Tarifa për kredit për program të dytë |
Fakulteti i Shëndetit Publik |
Shëndetit Publik |
40 |
1,200 |
1,800 |
Fakulteti i Shëndetit Publik |
Menaxhim Shëndetësor |
25 |
1,200 |
- |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Menaxhim Infermieror |
150 |
1,200 |
1,800 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Mami |
40 |
1,200 |
1,800 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë Laboratori |
35 |
1,200 |
1,800 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Fizioterapi |
25 |
1,200 |
1,800 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Logopedi |
20 |
1,200 |
1,800 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë Imazherie |
25 |
1,200 |
1,800 |
Në bazë të Udhëzimit Nr. 46, datë 28.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" / "Master i Arteve të Bukura" në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët, shtetas shqiptarë, brenda vendit, se në zbatim të shtojcës 1/1, të Vendimit m. 638, datë 22.07.2015, të Këshillit të Ministrave,"Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 - 20I6", të ndryshuar, aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, "Master Profesional" dhe "Master i shkencave", për vitin akademik 2015 - 2016, kryhen pranë sekretarive mësimore të dy Fakulteteve që ofrojnë studimet e ciklit të dytë, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik, nga data 29.10.2015 deri në datën 05.11 .2015.
Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:
- kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të ciklit të parë "Bachelor" ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
- janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë "Bachelor" ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS.
5. Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:
-
- Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të leshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi ne Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
- Diplomën e Maturës shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njesia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit nr. 876, datë 03.11.2010 të Këshillit të Ministrave "Per disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë. 08.2.2006 të Këshillit të Ministrave "Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike", i ndryshuar, paraqesin Dëftesen e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA). Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit të KM nr. 876, datë 03.11.2010 "Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave "Për krijimin e Maturës Shtetvrore dhe pranimet në shkollat e larta publike, të ndryshuar", dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave. Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomës/dëfteses së shkollës së mesme të fifuar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS;
- Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij Udhezimi;
- Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithë kandidatët);
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
- Dy fotografi personale.
Brenda orës 16:00, të datës 09.11.2015, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Shëndetit Publik do të shpallin dhe do të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqen web të UMT-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkates, të rënditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara.
Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues do të zhvillohet nga data 10.11.2015 deri në datën 16.11.2015, pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit përkatës. UMT do të vendos në vende të dukshme, si dhe në faqen web të UMT-së, listën emërore të kandidatëve të regiistruar brenda datës 17.11.2015.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
- Vendim Nr. 866, datë 23.10.2015 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 638, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 - 2016""
- Udhëzim Nr. 46, datë 28.10.2015 "Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" / "Master i Arteve të Bukura" në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016"
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 29.10.2015

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton të gjithë të intersuarit mbi vendimet, urdhërat dhe udhëzimet për të aplikuar në programet e studimeve specializuese afatgjata në fushën e mjekësisë dhe mjekësisë dentare për vitin akademik 2015 – 2016:
-
- V.K.M. Nr. 808, datë 3.10.2015 "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2015-2016":
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/VKM/kuotac2/VKM_808-dt.3.10.2015_Specializimet_Afatgjat_Mjekesi.pdf - Udhëzim Nr. 44, datë 16.10.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në programet e specializimeve afatgjata, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016":
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/urdheraudhezime/Udhezim_specializimet_44-16102015.pdf - Urdhër i përbashkët "Për disa ndryshime në rregulloren e studimeve të specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë, në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, miratuar me numër protokolli 6636/1, datë 04.12.2014 dhe me numër protokolli 905/1, datë 04.12.2014, e ndryshuar.":
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/urdheraudhezime/Urdher-perbashket-mjeksi-C3.pdf - Urdhër Nr. 392, datë 16.10.2015 "Për shpërndarjen e kuotave të transferimit të studimeve, në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretëtë studimeve, në fushën e mjekësisë, nëvitin akademik 2015-2016":
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/urdheraudhezime/Urdher_392,_date_16.10.15.pdf
- V.K.M. Nr. 808, datë 3.10.2015 "Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, në fushën e mjekësisë, për vitin akademik 2015-2016":
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 17.10.2015

Në zbatim të Udhëzimit Nr. 29/1, datë 02.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016"", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët të regjistruar në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë:
Lista e studentëve të regjistruar me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, në programet e studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015 - 2016
Fakulteti | Programi i studimit | Emër | Atësisë | Mbiemër |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike | Fizioterapi | Maria | Bajram | Çuno |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike | Teknikë Laboratori | Kamela | Gjergji | Feto |
Fakulteti i Mjekësisë | Mjekësi e Përgjithshme | Briand | Bexhet | Shehu |
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 27.10.2015
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në bazë të Udhëzimit Nr. 29/1, datë 02.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016"", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët mbi ndryshimet në Udhëzimin Nr. 29, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më datë 21.08.2015 "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015 - 2016", si më poshtë:
- Në pikën 4, data "15 Shtator 2015" zëvendësohet me datën "9 Tetor 2015";
- Në pikën 5, data "18 Shtator 2015" zëvendësohet me datën "12 Tetor 2015";
- Në pikën 6, data "25 Shtator 2015" zëvendesohet më datën "20 tetor 2015";
- Pika 7 ndryshon si më poshtë:
"lAL-ja shpall në vende të dukshme, publikon në faqen e saj web, si dhe ia përcjell MAS elektronikisht në adresat: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 26 Tetor 2015."; - Në pikën 8, data "7 Tetor 2015" zëvendesohet më datën "30 tetor 2015".
Për më tepër informacione dhe konsultim:
- Udhëzimi Nr. 29/1, datë 02.10.2015, i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në programet jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016""
- Udhëzimi Nr. 29, më datë 21.08.2015, i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015 - 2016"
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 09.10.2015
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në bazë të Udhëzimit Nr. 29, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më datë 21.08.2015 "Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015 - 2016", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët mbi procedurat e pranimit dhe regjistrimit në ciklin e parë të studimeve, me kohë të plotë, dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
- Kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si dhe Romët dhe Ballkano-Egjiptianët, aplikojnë drejtpërdrejtë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS), nga data 24 Gusht deri më 7 Shtator 2015.
- Aplikimi bëhet duke dorëzuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përsonalisht, dokumentacionin e mëposhtëm në dy kopje:
- Për të gjithë kandidatët:
- Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit. Në formular duhen radhitur pesë programe studimi ku kandidati kërkon të aplikojë, si dhe Institucioni i Arsimit të Lartë (IAL) përkatës, në rënditje prioritare, pra i pari rënditet programi më i preferuar dhe i fundit ai më pak i preferuar nga të pesta programet. Për emërtimin dhe ID e programit përkatës i duhet referuar Tabelës nr. 1 të Vendimit Nr. 638, datë 22.07.2015 të Këshillit të Ministrave "Për kuotat e pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015 – 2016".
- Letër motivimi ku të shpjegojë arsyet e aplikimit si dhe të zgjedhjes së programeve të studimit të përcaktuara në formular prej tij.
- Kopje e njësuar me origjinalin e diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në njësinë arsimore vendore (Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore) përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë).
- Dy fotografi.
- Kandidatët me statusin e të verbrit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
- Kopje e njësuar me origjinalin e librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e njësuar me origjinalin e vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP).
- Kandidatët me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
- Kopje e njësuar me origjinalin e librezës së invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje e njësuar me origjinalin e vendimit të KMCAP.
- Kandidatët me statusin e jetimit, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
- Kopje e njësuar me origjinalin e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
- Kandidatët Romë dhe Ballkano-Egjiptianë, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën A) duhet të dorëzojnë dhe dokumentet e mëposhtme:
- Vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është Rom apo Ballkano-Egjiptian.
- Për të gjithë kandidatët:
- Komisioni i posaçëm, i përbërë nga kryetari, përfaqësues i MAS dhe 4 anëtarë, nga të cilët dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe dy përfaqëues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shqyrton dhe vlerëson aplikimet e kandidatëve me statusin përkatës brenda datës 15 Shtator 2015. Aplikimet me dokumentacion të paplotë nuk merren në konsideratë. Vlerësimi do të bëhet mbi kriterin e meritës, pikëve të Maturës Shtetërore ose notës mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme, duke vlerësuar dhe programet që gjykohet të jenë prioritare dhe nevojat për secilën kategori të veçantë, si dhe duke marrë parasysh kapacitetet pritëse të do IAL-je për programin përkatës të studimit. Për kandidatët që aplikojnë për programe studimi për të cilat është parashikuar konkurs pranimi, në vlerësimin final të kandidatit komisioni vlerëson dhe rezultatet e fituara nga konkursi i pranimit i organizuar nga IAL-të përkatëse, sipas përcaktimeve të parashikuara në Udhëzim Nr. 24, datë 31.07.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit "Për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurrim në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016". Pjesë e vlerësimit do të jetë dhe intervista për secilin kandidat, që do të zhvillohet nga Komisioni brenda datës 15 Shtator 2015. Nuk mund të shpallen fitues kandidatët të cilët kanë grumbulluar një total pikësh në përfundim të Maturës Shtetërore më të ulët se 70% e pikëve të grumbulluara nga fituesi i fundit për programin e studimit përkatës, në vitin akademik 2014-2015. Në mungesë të Maturës Shtetërore, si referencë përdoret nota mesatare e të të gjitha viteve të shkollës së mesme. Për kandidatët, shtetas shqiptarë, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit merren për bazë pikët e përcaktuara në dokumentin e lëshuar sipas përcaktimeve të kryera nga Komisioni i posaçëm për procedurat e njëvlefshmërisë të dëftesave/diplomave të shkollave të mesme të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ose nota mesatare krahasuar me atë të fituesit të fundit për programin përkatës të studimit.
- Komisioni do të kryejë rënditjen e kandidatëve sipas sëcilës kategori të veçantë duke specifikuar kandidatët fitues. Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie do të shpallet në faqet web të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe do t'i përcillet IAL-ve brenda orës 16:00 të datës 18 Shtator 2015, së bashku me një nga kopjet e dokumentacionit të depozituar në MAS nga secili kandidat. Në protokollin e MAS ruhet kopja tjetër e dokumentacionit.
- Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarivsë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues brenda datës 25 Shtator 2015, duke paraqitur mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit prej 100 Lekë.
- Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të shpallë në vende të dukshme dhe do të publikojë në faqen web listën emërore të kandidatëve të regjistruar. Në rast se brenda këtyre afateve nuk janë paraqitur për regjistrim kandidatët të cilët rezultojnë fitues sipas rënditjes së shpallur, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mund të pranojë për regjistrim kandidatët vijues, në listën e rënditur të shpallur, si dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 4 të Udhëzimit Nr. 29, datë 21.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, deri në plotësimin e kuotave përkatëse të studimit të parashikuara për atë program studimi, duke njoftuar kandidatët që janë të vendosur më poshtë në listë. Nëse një nga kandidatët vijues heq dore me shkrim nga regjistrimi në programin përkatës, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë depoziton dokumentin dhe vijon me regjistrimin e kandidatit vijues në listë. Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 2 Tetor 2015.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 22.08.2015

Në bazë të shkresës Nr. 8202 Prot., datë 16.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, "Zgjatje Afati", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi zgjatjen e afatit të regjistrimit deri më datë 20.10.2015 për kandidatët fitues të raundit të dytë (formulari A3), që nuk kanë arritur të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 27, më datë 19.08.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016".
Për më tepër informacione dhe konsultim:
- Shkresa Nr. 8202 Prot., datë 16.10.2015, e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, "Zgjatje Afati"
- Udhëzimi Nr. 27 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.08.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016".
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 16.10.2015
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------
NJOFTIM I MËPARSHËM
Në bazë të Udhëzimit Nr. 27, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më datë 19.08.2015 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 - 2016", Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët fitues të maturës shtetërore të Republikës së Shqipërisë në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë mbi procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:
- Raundi i parë (aplikimi me formularin A2):
- Pranimi i kandidatëve në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në vitin akademik 2015 - 2016, bëhet sipas listave emërore të rënditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP).
- Kandidatët fitues përcaktohen nga AKP në bazë të dy parimeve:
- Parimi i Meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore), dhe, për disa programe studimi, edhe të rezultateve të konkursit të zhvilluar në bazë të Udhëzimit nr. 24, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, datë 31.07.2015 "Për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurrim, në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016".
- Parimi i Preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur përmes preferencës më të lartë të grupit të preferencave fituese, ndër jo më shumë se 10 preferencave të përzgjedhura nga ata vetë në formularin A2.
- Listat paraprake të kandidatëve fitues shpallen në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve brenda datës 03 Shtator 2015.
- Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe dekanatet, brenda datës 04 Shtator 2015, shpallin në mënyrë të qartë dhe në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse listat paraprake të fituesve, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit on-line nga sekretaritë mësimore, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve plotësues, si dhe njoftime të tjera të nevojshme. Këto njoftime do të publikohen nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
- Procesi i regjistrimit të kandidatëve në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, kryhet në sekretaritë mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Kandidatët fitues në listat paraprake, kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit on-line:
- të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin;
- të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit on-line. Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurojnë për vendet e mbetura bosh të kandidatëve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin on-line.
- Kandidati fitues në listat paraprake, për t'u regjistruar dhe ndjekur më pas studimet në programin përkatës të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ndjek procedurat e parashikuara në dy etapat e mëposhtme:
- Procedurat e regjistrimit on-line (vetëm për fituesit në listat paraprake);
- Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të Fakultetit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ku janë shpallur fitues me listën përfundimtare (për të gjithë kandidatët e shpallur fitues në listën përfundimtarej. Vetëm pas përfundimit të kësaj procedure brenda afateve të parashikuara në Udhëzimin nr. 27, kandidati do të rezultojë i regjistruar në programin e studimit ku ishte shpallur fitues në listat paraprake.
- Procedurat e regjistrimit online: AKP shpall, brenda datës 14 shtator 2015, listen përfundimtare të kandidatëve fitues. Lista shpallet edhe në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
- Kandidati i shpallur fitues ndjek proceduren e regjistrimit on-line në programin e studimit që ka fituar, në portalin e Maturës Shtetërore, sipas procedurës së meposhtme:
- Regjistrimi on-line kryhet në cilindo kompjuter që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Shtojcën Nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 27), nga data 04 Shtator 2015 deri në orën 24:00 të datës 09 Shtator 2015, për të bërë zgjedhjen sipas germës "a" dhe "b" të pikës 8 të Udhëzimit Nr. 27.
- Kur kandidati nuk arrin të realizojë procedurën e regjistrimit on-line sipas pikes 10.1 të Udhëzimit Nr. 27, ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, e cila do të kryejë procedurën e regjistrimit online të kandidatit.
- Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak (on-line, ose në sekretaritë mësimore) brenda datave të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 27, për cfarëdo lloj arsye, humbasin të drejten e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidate nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve.
- Regjistrimi on-line pranë sekretarive mësimore bëhet sipas procedurave të përshkruara në Shtojcën nr. 2, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 27, nga data 04 Shtator 2015 deri më datë 09 Shtator 2015, nga ora 08:00, deri në orën 18:00.
- Kandidati që paraqitet për të kryer regjistrimin on-line pranë sekretarisë mësimore, duhet të paraqesë vetëm një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosjen e sekretarisë mësimore mbahet fotokopja e dokumentit të identifikimit.
- Gjatë kryerjes së procedures së regjistrimit on-line, sekretaritë mësimore të fakulteteve duhet të mbajnë detyrimisht një regjister të vecantë, në të cilin kandidati fitues dhe sekretarja nënshkruajnë në momentin e regjistrimit duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit.
- Studentët, të cilët procedojnë sipas germës /I a" të pikës 8 të Udhëzimit Nr. 27, nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore, sipas modelit në Shtojcën nr. 3, bashkëlidhur të Udhëzimit Nr. 27. Sekretaria mësimore pajis menjëherë kandidatët me fletëregjistrimin në preferencën e përzgjedhur, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fleta e regjistrimit e vulosur duhet të jetë e nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mësimore e fakultetit.
- Kandidati fitues, firmos së bashku me sekretaren në listën e konfirmimit të regjistrimeve të kandidatëve fitues të Listës paraprake. Në përfundim, cdo fletë firmoset dhe vuloset nga dekani. Në fletet e regjistrimit dhe në regjistrat e konfirmimit duhet të paraqiten data dhe ora e regjistrimit.
- Kandidati i shpallur fitues ndjek proceduren e regjistrimit on-line në programin e studimit që ka fituar, në portalin e Maturës Shtetërore, sipas procedurës së meposhtme:
- Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive ku janë shpallur fitues do të jenë si më poshtë:
- Sekretaritë mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 15 Shtator 2015 deri më 19 Shtator 2015, do të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtem:
- Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje do të mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e panoterizuar);
- 2 fotografi personale;
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
- Deklaratën e paraqitur në Shtojcën nr. 4 të Udhëzimit Nr. 27, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.
- Gjatë kryerjes së procedurës së dorëzimit të dokumentacionit plotësues, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjister të vecantë me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues dhe të sekretarisë mësimore. Sekretaritë mësimore kryejnë regjistrimin on-line të kandidatëve që kanë dorëzuar dokumentacionin plotësues, brenda orës 19.00 të datës 19.09.2015.
- Sekretaritë mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 15 Shtator 2015 deri më 19 Shtator 2015, do të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtem:
- Raundi i dytë (aplikimi me formularin A3):
- Regjistrimin në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2015- 2016, sipas programeve përkatese të studimit, maturantët/kandidatët që shpallen fitues nga rishpërndarja e kuotave të parealizuara, pas përfundimit të raundit të parë.
- Maturantët/kandidatët do të aplikojnë on-line vetëm për programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në formularin A3 prej datës 24.09.2015, ora 09:00 deri 28.09.2015 ora 24:00. Maturantët/kandidatët që nuk kanë plotësuar formularin A2, përpara se të bëjnë përzgjedhjen e preferencave me anën e formularit A3, duhet të bëjnë pagesën prej 1.600 lekësh në një nga zyrat e Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë (formulari për arkëtim gjendet në faqën zyrtare të AKP) dhe me mandat pagesën e kryer duhet të paraqiten në shkollën ku kanë kryer aplikimin me formularin A1Z për të hedhur në sistemin informatik (Portalin e Maturës Shtetërore) notën mesatare. Në rast të moskryerjes së procedurës së sipërcituar, për hedhjen e notës mesatare, sistemi informatik i Maturës Shtetërore nuk lejon aplikimin e kandidatëve me formularin A3. Aplikimi on-line kryhet sipas procedurave të parashikuara në përcaktimet teknike të AKP-së që do të publikohen në faqet elektronike zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS): www.arsimi.gov.al dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP-së): www.akp.gov.al
- Klasifikimi i kandidatëve fitues në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në raundin e dytë (formulari A3), bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore.
- Kanë të drejtë të konkurrojnë në raundin e dytë të pranimeve: AKP do të shpallë listën e fituesve të raundit të dytë, më datën 05.10.2015, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit, në përputhje me kuotat e rishpërndara nga MAS. Lista e kandidateve fitues (raundi i dytë) publikohet në faqet elektronike zyrtare të MAS dhe AKP më datë 05.10.2015.
- Maturantët/kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që:
- kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;
- kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2015;
- kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në Republikën e Shqipërisë. Nga kandidatët e kategorive të sipërcituara, mund të aplikojnë në këtë raund, vetëm kandidatët që kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2015.
- Maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qenë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur rënditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë, nuk plotësojnë formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin on-line. Nëse në përfundim, maturanti/kandidati që është shpallur fitues në raundin e parë, nuk arrin të klasifikohet në një preferencë me të lartë mbetet fitues në programin ku është regjistruar dhe vijon studimet e ciklit të parë.
Përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë, maturantët / kandidatët:- fitues në preferencën e parë të shprehur në formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve me dokumentacion;
- fitues që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2, nëpërmjet regjistrimit on-line, dhe që janë të regjistruar me dokumentacion në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë.
- Maturantët/kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që:
- Brenda datës 05.10.2015, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duke filluar nga kjo datë, do të publikojë listat në vende të dukshme në mjediset e fakulteteve përkatëse.
- Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 05.10.2015 deri 09.10.2015, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët paraqesin dokumentacionin e mëposhtem: Sekretaria mesimore pajis kandidatin me fletë-regjistrimi ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi i vulosur duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mesimore e fakultetit.
- Dokument identifikimi (karte identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve;
- 2 fotografi;
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë për llogari te Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, nga të gjithë kandidatët e shpallur fitues në këtë raund.
- Deklaratën e paraqitur në Shtojcën Nr.4 të Udhëzimit Nr. 27, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.
Sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjister të vecantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues (në formatin e dërguar nga AKP) dhe konfirmojnë në portalin matura.akp.gov.al dorezimin e dokumentacionit. Regjistri i vecantë, i firmosur dhe vulosur nga Dekani i fakultetit që kryen regjistrimin dhe nga kryesekretari mësimor, dergohet në AKP brenda datës 14 tetor 2015, për raundin e dytë.
- Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet në dy programe studimi në IAL publike dhe/ose private.
Për më tepër informacione dhe konsultim:
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 20.08.2015
Regjistrohu
Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.
×