Please select your page

Me rastin e ditës së Diplomimit të studentëve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ditën e Merkurë, më datë 14.10.2015, në sallën e Amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u organizua Ceremonia e Diplomimit dhe Vlerësimit të studentëve të shkëlqyer për vitin akademik 2014-2015 nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Në këtë event nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Nora Malaj, Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit, Prof. Asc. Suela Këlliçi, Zv. Rektore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Petrit Bara, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe stafi i nderuar akademik dhe administrativ i Fakultetit. Gjatë këtij eventi u krye proklamimi i të diplomuarve dhe u shpërndanë certifikata vlerësimi për studentët e shkëlqyer të programeve të ndryshme të studimit që ofrohen nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Prof. Dr. Petrit Bara, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, falënderoi personalitet e pranishme dhe shprehu falënderimin e tij, jo vetëm për studentët, të cilët diplomohen, por edhe për pedagogët e tyre, të cilët kanë kontribuar çdo ditë për t'i përgatitur ata në diplomimin e suksesshëm të tyre. "Ne jemi të nderuar që Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ofron lëndë si Infermieria e Përgjithshme dhe Programet e tjera të studimit të cilat janë kaq shumë të kërkuara për punësim. Sepse detyra e Fakultetit tonë është që të përgatisim profesionistë të shëndetit që të jenë të aftë dhe të kenë mundësi të mira punësimi. Prandaj, jemi të nderuar që Fakulteti ynë është një histori suksesi për punësimin e studentëve tanë", tha Prof. Dr. Petrit Bara. "Gjithashtu, dua të kujtoj se Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ka qenë një ndër Fakultetet e para që ka zbatuar reformën e Kartës së Bolonjës dhe se është i gatshëm të zbatojë reformën në arsimin e lartë që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë", shtoi Prof. Dr. Petrit Bara.

Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit Znj. Nora Malaj falënderoi Dekanin Petrit Bara për ftesën dhe përgëzoi studentët që diplomohen në shkencat mjekësore teknike. "Puna e profesionistëve të shëndetit është një punë me përgjegjësi të madhe dhe përkushitmin e tyre secili prej nesh e provon vetëm kur ndodhet në vështirësi", u shpreh Znj. Nora Malaj. "Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dua të falënderoj pedagogët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike për punën që bëjnë çdo ditë dhe sot infermieria është ndër degët më të vlerësuara në Shqipëri. Sot të diplomuarit në këtë Fakultet hapin një faqe të re dhe të suksesshme në jetën e tyre", tha Znj. Nora Malaj.

Prof. Asc. Suela Këlliçi, Zv. Rektore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, u shpreh se përgëzon Fakultetin për këtë iniciativë. "Në emër të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata, ju uroj të gjithëve suksese të mëtejshme në jetën tuaj profesionale. Dua të falënderoj edhe stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, i cili ka kontribuar çdo ditë që ju të arrini këtë ditë të shënuar diplomimi. Jemi të bindur se vitet tuaja në Universitetin tonë nuk kanë qenë vetëm vite studimi dhe angazhimi, por edhe vite të vyera formimi të personalitetit tuaj si profesionistë të denjë të Shëndetësisë Shqiptare. Në auditorët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, ju nuk keni marrë vetëm dijen e arsimit dhe profesionit tuaj shëndetësor, por edhe përkushtimin e profesionit human në shkencat mjekësore teknike. Sot, ju diplomoheni si Inferimierë, Mami, Teknikë të Imazherisë, Logopedistë, Teknikë të Lartë të Laboratorit dhe Fizioterapistë dhe jeni një vlerë e shtuar për shëndetësinë e vendit tonë", tha Prof. Asc. Suela Këlliçi.

Në këtë event vlerësime të veçanta u dhanë edhe për studentët nga Trojet Shqipëtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të cilët u vlerësuan nga Dekani Prof. Dr. Petrit Bara për përkushtimin e tyre në studime. "Angazhimi i tyre në degët e ofuara nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike vjen nga puna e mirë që Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ka bërë për të përgatitur studentët në kuadër të marrëveshjes me Komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës", tha Dekani Petrit Bara.

FOTO NGA CEREMONIA E DIPLOMIMIT foto-icon

 

                  REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 16.10.2015


Pas ndeshjes së fazës kualifikuese në grupe, në këtë atmosferë festive për të gjithë Kombin Shqiptar, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë gjen rastin për të bërë një falënderim të veçantë për Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT). Ky Këshill iu përgjigj pozitivisht thirrjes së hapur të Qeverisë Shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për të shoqëruar dhe mikpritur me plot dëshirë në familjet e tyre studentët serbë që erdhën për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, më datë 08.10.2015, në "Elbasan Arena". Studentët tanë u shoqëruan me ato serbë në një frymë të sinqertë miqësie dhe u treguan atyre mrekullitë e vendit tone, duke vizituar vendet më të bukura të Shqipërisë. Ky gjest i Këshillit Studentor tregon qytetari dhe mikpritje dhe është një nder për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Të rinjtë tanë dhe ato serbë përcollën mesazhin më të mirë, atë të miqësisë dhe respektit reciprok.

 

                  REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 16.10.2015


Në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian "ERASMUS+", Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë informon të gjithë pedagogët, kërkuesit shkencor dhe studentët mbi mundësinë institucionale dhe individuale për aplikime në projekte dhe programe studimi që financohen nga ky program.

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës. Programi është përgatitur nga Komisioni Evropian i BE-së dhe zbatohet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën (EACEA), në Bruksel, Agjencitë Kombëtare (NA) të ngritura në secilin Vend Programi dhe Zyrat Kombëtare Erasmus në Vendet Partnere si Shqipëria.

Tabela e përfshirjes së Shqipërisë (si vend Partner) në aktivitetet e Programit Erasmus+ paraqitet në tabelën e mëposhtme:

Komponenti i ERASMUS+

Mundësia e përfshirjes

KA 1 Diplomë Masteri të Përbashkët **
(Joint Master Degrees)

Po

KA 1 Shkëmbimet për Kredite **
(Credit Mobility)

Po

KA 2 Rritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë*
(Capacity building in Higher Education)

Po

Mundësia për komponentin e mobilitetit

Po

KA 2 Aleanca e Njohurive, Aleanca e Sektorit të Aftësive** (Knowledge alliances, sector skills alliances)

Pjesërisht1

KA 2 Partneritetet Strategjike në Arsim, Trajnim dhe Rini** (Strategic partnerships in education, training and youth)

Pjesërisht1

Jean Monnet*

Po

KA 1 Projektet e Mobilitetit Rinor ** 
(Youth Mobility Projects)

Po

KA 2 Rritja e Kapaciteteve në fushën e rinisë
(Capacity building in the youth field)

Financimi mund të jetë i disponueshëm në një fazë të mëvonshme2

KA 3 Dialogu i Strukturuar Rinor**
(Structured dialogue youth)

Po

Partneritetet e Bashkëpunimit në Sport**
(Sport Collaborative Partnerships)

Pjesërisht1

*Shqipëria mund të përfshihet në rolin e partnerit dhe aplikantit
** Mund të përfshihet vetëm në rolin e partnerit
1Përfshirja e mundshme vetëm nëse sjell një vlerë të shtuar
2Buxheti i disponueshëm pavarësisht programimit IPA

PROGRAMET E SHKËMBIMIT AFATSHKURTËR ERASMUS MUNDUS

Programet e shkëmbimeve afatshkurtra (Partneritetet Erasmus Mundus, Grupimi 2) për studentët nga Republika e Shqipërisë, janë si më poshtë:

Partneriteti 1: TECH-WB

Partneriteti 2: SUNBEAM

Partneriteti 3: EUROWEB

Partneriteti 4: SIGMA

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë merr pjesë si Target Group 2 në programet, si më poshtë:

 

  • Partneriteti 2: SUNBEAM

http://www.sunbeam.univpm.it/EN/home

 

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

• Bachelor: 1 semestër (jo më pak se 4 muaj) deri në 10 muaj;
• Master: 1 semestër (jo më pak se 4 muaj) deri në 24 muaj;
• PhD: 6 deri në 36 muaj;
• Postdoc: 6 deri në 10 muaj;
• Stafi akademik dhe administrativ: 1 deri në 3 muaj.

 

Lëndët e studimit ku mund të marrin pjesë studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë, si më poshtë:

 

12.1 Mjekësi

12.2 Psikiatri dhe Psikologji Klinike

12.3 Stomatologji

12.5 Farmaci

12.6 Infermieri, Mami, Fizioterapi

12.7 Shëndetit Publik

12.8 Teknologji Mjekësore

12.9 Shkenca Mjekësore të tjera

 

  • Partneriteti 4: SIGMA

https://portal.uw.edu.pl/it/web/sigma/about-sigma

 

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

• Bachelor: 5 deri në 10 muaj;
• Master: 5 deri në 22 muaj;
• PhD: 5 deri në 34 muaj;
• Postdoc: 6 muaj;
• Stafi akademik dhe administrativ: 1 muaj;

 

Lëndët e studimit ku mund të marrin pjesë studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë janë, si më poshtë:

 

12.1 Mjekësi

12.2 Psikiatri dhe Psikologji Klinike

12.3 Stomatologji

12.5 Farmaci

12.6 Infermieri, Mami, Fizioterapi

12.7 Shëndetit Publik

12.8 Teknologji Mjekësore

12.9 Shkenca Mjekësore të tjera

 

 

Kushtet bazë të aplikimit në këto programe shkëmbimi: 

    • studenti duhet të jetë i regjistruar pranë një universiteti shqiptar në momentin e aplikimit;
    • studenti duhet të kthehet dhe diplomohet pranë universitetit shqiptar pas kryerjes së periudhës së shkëmbimit;
    • studenti nuk duhet të ketë ndjekur studimet apo jetuar për një periudhë 12 mujore gjatë 5 viteve të fundit në një nga shtetet e BE-së.


Programet “Master Erasmus Mundus” për studentët e diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë:

BIFTEC - European Master of Science in Food Science, Technology and Business - http://www.kuleuven.be/english
EDAMUS - Sustainable Management of Food Quality - http://www.master-edamus.eu/
EMECC NURSING - Emergency and Critical Care Nursing - http://masternursing.uniovi.es/
EMPHID - Public Health in Disasters - http://www.pubhealthdisasters.eu
IMIM - International Master in Innovative Medicine - http://www.rug.nl/?lang=en
LIVE - Leading International Vaccinology Education - http://www.univ-lyon1.fr
MAIA - Erasmus Mundus Joint Master in Medical Imaging and Applications - http://maia-jointmaster.weebly.com/

Lista e plotë e Master-ave të përbashkët Erasmus Mundus: http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/
selected_projects_action_1_master_courses_en.php


Programet “Doctorate Erasmus Mundus” për studentët e diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë:

FETALMED PhD - Erasmus Mundus Joint Doctorate in Fetal and Perinatal Medicine - http://fetalmed-em.eu
IDEALAB - International Doctorate in Experimental Approaches to Language And Brain - http://em-idealab.com/
MARES - Doctoral Programme in Marine Ecosystem Health and Conservation - http://www.mares-eu.org
MoveAge - Prevention of mobility loss with ageing - http://www.move-age.eu
NanoFar - European Doctorate in nanomedicine and pharmaceutical innovation - http://www. erasmusmundus-nanofar.eu
TG - International Doctorate in Transdisciplinary Global Health Solutions - http://www.transglobalhealth.org

Lista e plotë e Doktoratave të përbashkëta Erasmus Mundus : http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia

/selected_projects_action_1_joint_doctorates_en.php

 

REKOMANDIME

 

Për të aplikuar në Programet Master Erasmus Mundus dhe Doctorate Erasmus mundus duhet të shqyrtoni informacionin e dhënë tek faqja e internetit e masterit/doktoratës që keni zgjedhur dhe të shikoni me vëmendje udhëzimet për aplikimin, kriteret, afatin e fundit, kërkesat gjuhësore dhe dokumentet e tjera që mund të nevojiten për dosjen e aplikimit. Çdo master/doktoratë ka kritere dhe afate specifike. Dokumentet që kërkohen përgjithësisht përfshijnë: një letër motivimi; diplomën dhe listën e notave; dëshminë e gjuhës angleze, dy letra rekomandimi, dokumentin e identifikimit. Në rastin e PhD, mund të kërkohet një përshkrim i shkurtër i projektit shkencor që do të bëni. 
Në faqen e internetit të çdo Master-i ose Doktorate do të merrni informacion më të detajuar për kriterin gjuhësor, numrin e pikëve të kërkuara, rastet kur studimet e mëparshme janë kryer në këtë gjuhë etj. Sigurohuni që dokumentet e kërkuara të jenë të përkthyera në Anglisht dhe të noterizuara (në rast se nuk parashikohet në gjuhë tjetër). Aplikimi juaj në këto programe bëhet VETËM online nëpërmjet website-it të masterit/doktoratës. *Mund të aplikoni paralelisht, në 3 programe të ndryshme studimi, brenda të njëjtit nivel (dmth 3 Master-a ose 3 Doktorata të ndryshme.) Nëse jeni fitues në 2 prej tyre, do të ndiqni vetëm njërin. Tregoni kujdes të respektoni afatin e fundit të aplikimit, pasi asnjë aplikim nuk do të jetë i vlefshëm po kaloi afati.

 

PROJEKTET KA2 TË “RRITJES SË KAPACITETEVE NË ARSIMIN E LARTË (CBHE)” OSE ISH-TEMPUS

Në kuadër të Programit Erasmus+ është e mundur të aplikohet me projekte në Programin e “Rritjes së kapaciteteve”. Ky program është pasardhësi i projekteve Tempus. Datat dhe mundësitë e ndryshme për aplikim do të njoftohen në momentin e hapjes së thirrjeve për aplikim nga Programi Erasmus+. Informocione mbi shpalljet për pjesëmarrje në projekte mund të konsultohen në linkun e mëposhtëm: http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding_en

Kodi institucional i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Programin Erasmus+ (PIC Number)  është: 940940353

http://ec.europa.eu/education/participants/portal/desktop/en/organisations/search.html

Për më tepër informacione rreth aplikimeve në projektet evropiane, ju ftojmë të informoheni në Zyrë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë ose të konsultoni websitin zyrtar të Zyrës Tempus Albania: http://www.erasmusplus.al

Për më tepër informacione dhe konsultim, ju lutemi të shkarkoni Broshurën e Programit Erasmus+, të përgatitur nga Zyra Tempus Albania:

 

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 09.10.2015


Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015-2016, ditën e Hënë, më datë 12 Tetor 2015, në auditorin e Lëndëve Paraklinike të Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u organizua Ceremonia e "Bluzave të Bardha". Ky aktivitet priti studentët e ri të cilët për herë të parë u ulën në bankat e këtij Fakulteti dhe nisën rrugëtimin e tyre gjashtëvjeçar në fushën e mjekësisë. Në këtë event morën pjesën Prof. Dr. Arben Gjata Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Asc. Suela Këlliçi, Zv. Rektore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Mira Rakacolli, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, Znj. Linda Pustina, Drejtore e Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Prof. Dr. Xheladin Draçini, Zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe Prof. Dr. Ariel Çomo, Zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Pjesëmarrës ishin stafi i nderuar akademik dhe administrativ i Fakultetit të Mjekësisë dhe stafi administrativ i Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Gjatë këtij eventi u shperndanë bluzat e bardha për të gjithë studentët e vitit parë të Fakultetit të Mjekësisë dhe u zhvillua mireseardhja e tyre në këtë Fakultet.

Në fjalën e saj, Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Mira Rakacolli, falënderoi studentët që kanë zgjedhur degën e mjekësisë dhe e quajti këtë zgjedhje të tyre si një vokacion të shenjtë dhe human në ndihmë të shoqërisë. "Mjekësia është një vokacion dhe një përgjegjësi që ju do të mësoni të vlerësoni për të qenë, jo vetëm mjekë të mirë dhe profesionalë, por edhe persona të përkushtuar dhe humanë, siç janë pedagogët tuaj që janë të pranishëm sot dhe do të jenë pranë jush gjatë viteve të studimit në Fakultetin tonë", tha Prof. Dr. Mira Rakacolli.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Arben Gjata, u shpreh se sot për herë të parë shpërndahen bluzat e bardha nga Fakulteti i Mjekësisë për studentët e vitit të parë dhe këto bluza do t'ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës tuaj. "Siç janë të bardha këto bluza, ashtu duhet t'i mbani gjatë gjithë jetës dhe të nderoni profesionin e mjekut, duke qenë njerëz dhe studiues të mirë jo vetëm në keto banka të Fakultetit, por edhe gjatë jetës tuaj me edukimin në vazhdim", tha Prof. Dr. Arben Gjata.

Znj. Linda Pustina, Drejtore e Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shprehi urimet më të mira për studetët e ri dhe tha se ndjehet e emocionuar që ndodhet në këtë aktivitet të organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë dhe përgëzon Fakultetin për këtë iniciativë. "Është një nder që të jem sot këtë pranë jush dhe t'ju uroj fillim të mbarë të studimeve të juaja në këtë Fakultet të rëndësishëm. Ky Fakultet disponon profesoratin elitar të vendit tonë dhe duhet të jeni krenar për këtë arritje të juaj".

Zv. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, lexoi përpara studentëve "Betimin e Hipokratit" dhe të gjithë studentët, mjekët e ardhshëm, u betuan njëzëri.

 

                  REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 13.10.2015


 

Në bazë të Udhëzimit Nr. 32, datë 02.09.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit "Për procedurën e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë, për shtetasit e huaj që kërkojnë të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2015-2016"Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon shtetasit e huaj që kanë aplikuar individualisht në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në kuadër të Marrëveshjeve Shtetërore, dypalëshe ose shumëpalëshe, nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, nga Ministritë e Arsimit të vendeve përkatëse ose nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë të studimeve në Univeristetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016, se Ministria e Arsimit dhe Sportit i dërgon Institucioneve publike të Arsimit të Lartë, brenda datës 2 tetor 2015, dokumentacionin përkatës të aplikantëve të përzgjedhur sipas pikës 3 të Udhëzimit Nr. 32, datë 02.09.2015, për të kryer procedurat e mëtejshme të regjistrimit në programet e studimit përkatës.

Shtetasit e huaj  të paraqiten brenda datës 12 tetor 2015 pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për të kryer procedurat e regjistrimit në programin përkatës të studimit dhe të kryejnë pagesën e tarifës së regjistrimit dhe shkollimit, në përputhje me kerkesat ligjore. Shtetasit e huaj që aplikojnë në bazë të marrëveshjeve dypalëshe përjashtohen nga tarifat e shkollimit, në përputhje me marrëveshjet përkatëse.

 

Për më tepër informacione dhe konsultim:

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 08.10.2015


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×