KANDIDATËT PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST” NË SEKTORIN E KURRIKULËS DHE PRANIMEVE, DREJTORIA E ADMINISTRIMIT AKADEMIK DHE KURRIKULËS, REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 141 datë 17.11. 2022, “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 4 (katër) vende “Specialist” me kontratë me afat të pacaktuar, në 2 (dy) Sektorët e Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”
- Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, duhet të plotësojnë :
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të, preferohet në fushën e shkencave sociale ose aplikative;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere të preferenciale:
- Të ketë eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin bazë të arsimit të lartë në Shqipëri dhe njohuri mbi institucionet, elementë të programeve sipas cikleve të studimit, procedurat për hapjen/mbylljen riorganizimin e programeve të studimit, kriteret e pranimit;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
- Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist IT” në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, Drejtoria e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të, preferohet në fushën e shkencave kompjuterike ose aplikative;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere preferenciale:
- Të ketë eksperiencë pune mbi sigurinë e sistemeve informatike dhe rrjetave kompjuterike, zhvillimin e software-ve/website-ve, si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin bazë të arsimit të lartë në Shqipëri dhe njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup.
- Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist”, në Sektorin e Standardeve të Cilësisë dhe Statistikave, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
Kritere preferenciale:
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin e arsimit të lartë në Shqipëri, institucionet e arsimit të lartë dhe programet e studimeve, sistemin e sigurimit të cilësisë dhe standardet e cilësisë
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup.
- Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist”, në Sektorin e Standardeve të Cilësisë dhe Statistikave, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të, preferohet në fushën e shkencave aplikative;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere preferenciale:
- Të ketë eksperiencë pune në menaxhimin e database, mbajtje dhe përpunim të dhënash statistikore;
- Të ketë njohuri mbi legjislacionin bazë të arsimit të lartë në Shqipëri dhe njohuri mbi aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë për një nga vendet vakante të sipërcituara, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (nëse ka eksperiencë në punë);
- Kopje e noterizuar e njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
- Çdo dokument tjetër që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive për kandidatin;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, të marrë brenda tri muajve të fundit (dëshmi penaliteti);
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit; sigurimi i brendshëm/i jashtëm i cilësisë për programet e studimit/institucionin.
Mënyra e vlerësimit:
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me sistem pikëzimi prej 100 pikësh, mbi bazën e dokumentacionit (40 pikë), njohjes së aftësive kompjuterike dhe gjuhës së huaj (të shkruar dhe të folur) dhe përmes një interviste (60 pikë) në prani të Komisionit të ngritur për këtë qëllim.
- Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
- Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët kualifikohen vetëm kur kanë grumbulluar mbi 50 pikë nga vlerësimi i dosjes dhe intervistës.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al