KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN “PIKË KOMBËTARE E KONTAKTIT PËR PROGRAMIN “HORIZON EUROPE”

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN “PIKË KOMBËTARE E KONTAKTIT PËR PROGRAMIN “HORIZON EUROPE”

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian Horizon Europe – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin, shpall kërkesën për shprehje interesi për pozicionin “Pikë Kombëtare e Kontaktit për Programin Horizon Europe”

Të interesuarit për të vepruar si Pikë Kombëtare Kontakti për programin Horizon Europe duhet të dërgojnë përmes postës në Agjencinë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), dokumentet si më poshtë:

  1. Shprehje interesi shoqëruar me një letër motivimi për të vepruar si PKK për programin Horizon Europe,
  2. Jetëshkrimin e tij/saj sipas formatit Europass (në Anglisht),
  3. Dokumente mbështetëse që provojnë veprimtarinë e tij/saj kërkimore-shkencore,
  4. Letër mbështetëse nga punëdhënësi – sipas shtojcës 3 të cilën e gjeni në linkun e mëposhtëm – që e lejon kandidatin të veprojë si PKK për programin Horizon Europe në kuadër të punësimit të tij në institucionin punëdhënës.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit: 15 Prill 2024

Për informacion mbi afatet, kriteret si dhe detajet e aplikimit vizitoni faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)

https://nasri.gov.al/

Si dhe linkun https://nasri.gov.al/wp-content/uploads/2024/03/K%C3%8BRKES%C3%8B-P%C3%8BR-SHPREHJE-INTERESI-P%C3%8BR-POZICIONIN.pdf