KRITERET E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË DHE PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018

KRITERET E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË DHE PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018

VENDIM QARKULLUES

Në bazë të Vendimit Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë “Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik “Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018”, njoftohen studentet e maturave mbi ndryshimin e kritereve për pranimet në programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, si më poshtë:

1. Pas pikes II/1 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

a) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.15.

b) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25.

c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndë e përcaktuara në germën a) dhe b) të sipërcituara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.

2. Pas pikës 11/3 të shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

Nota e lëndës “Shkencë” e kurrikulës bërthamë, do të llogaritet si notë për lëndët Kimi, Biologji dhe Fizikë.

3. Pas pikës III, shtohet pika III.1 me këtë përmbajtje:

“III.1 Formula e përllogaritjes së pikëve për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që do të aplikojnë në programet e studimit të ciklit Bachelor dhe të cikleve të integruara (Mjekësi, Stomatologji, Farmaci) toë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018, do të jetë si më poshtë vijon:

PP = { (M1 x 35) + (MK x 10) + (MB x 10) + (MF x 10) + [D1 + D2 + D3 + (Z1 x KZ1) + (Z2 x KZ2) ] / 5X35 } x KSHM x 100

Shpjegim:
PP   Pikë të përgjitheshme për rankim
M1  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme
MK  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Kimisë e tri viteve të shkollës së mesme
MB  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Biologjisë e tri viteve të shkollës së mesme
MF  Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Fizikës e tri viteve të shkollës së mesme
D1  Provimi i detyruar i maturës 1
D2  Provimi i detyruar i maturës 2
D3  Provimi i detyruar i maturës 3
Z1  Provim me zgjedhje i maturës 1
Z2  Provim me zgjedhje i maturës 2

KZ1, KZ2 Koficienti i lëndëve me zgjedhje në maturën shtetërore do të jenë si më poshtë:

• Provim mature me zgjedhje lëndët bërthamë Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.15
• Provim mature me zgjedhje lëndët e thelluara Kimi, Fizikë, Biologji KZ =1.25
• Të gjithë lëndët e tjera KZ=1

KSHM   Koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Vendimi Qarkullues N. 16, datë 20.02.2017 të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë “Për disa shtesa në Vendimin Nr.2, datë 16.01.2017 të Senatit Akademik “Për kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2017-2018”

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 20.02.2017

 

———————————————————————————————————–

NJOFTIM I MËPARSHËM

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton se kriteret e miratuara për pranimet në programet e studimit, si më poshtë:

I. Kandidatët që aplikojnë për pranim në programet e studimeve që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018:

    • për programet e ciklit të parë (Bachelor), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8
    • për programet e studimit master i integruar (cikli I dhe II), nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme për të gjitha vitet, të jetë ≥ 8.5

II. Kriteret e pranimit të studentëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përbëhen nga:

    1. Nota mesatare aritmetike e provimeve të Maturës Shtetërore 35 %
    2. Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme (për të gjitha vitet) 35%
    3. Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese, të zhvilluara gjatë viteve të shkollës së mesme 30%, përkatësisht:
      1. Kimi 10%
      2. Biologji 10%
      3. Fizikë 10%

 

Tabelë përbledhëse: Kriteret e pranimit në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018

III. Koeficentët sipas llojeve të shkollave të mesme që do të aplikohen për vlerësimin e kandidatëve që aplikojne për të gjitha programet që ofron Universiteti i Mjekësisë, Tiranë janë sipas tabelës nr.1:

Tabela Nr.1: Koeficentet sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar kandidatët, të cilët aplikojnë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2017-2018

Nr.

LLOJI SHKOLLES SË MESME

KOEFICIENTËT

1

GJIMNAZ

1.4

2

SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-FRËNGJISHT

1.4

3

SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-ITALISHT

1.4

4

SEKSION DY GJUHËSH SHQIP-GJERMANISHT

1.4

5

GJIMNAZ ME KOHË TË SHKURTUAR

1

6

GJIMNAZ GJUHËSOR

1

7

SHKOLLË ARTISTIKE/KOREOGRAFIKE

1

8

SHKOLLË SPORTIVE

1

9

SHKOLLË PEDAGOGJIKE

1

10

HOTELERI-TURIZËM

1

11

SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI

1

12

MEKANIKË

1

13

ELEKTROTEKNIKË

1

14

ELEKTRONIKË

1

15

PËRPUNIM DRURI

1

16

NDËRTIM

1

17

TEKSTIL-KONFEKSIONE

1

18

TEKNOLOGJI USHQIMORE

1

19

BUJQËSI

1

20

SHËRBIME SOCIALE DHE SHËNDETSORE

1

21

VETERINARI

1

22

GJEODEZI

1

23

INSTALUES I SISTEMEVE TERMOHIDRAULIKE

1

24

LLOGARI

1

25

SHËRBIME BANKARE

1

26

ADMINSTRIM BIZNESI

1

27

RRJETE TË DHËNASH

1

28

MBËSHTETJE E PËRDORUESVE TË TIK

1

29

ELEKTRONIK NË TEKNOLOGJINË E AUTOMATIZIMIT

1

30

SILVIKULTURË

1

31

HARRY FULTZ, BIZNES

1

32

HARRY FULTZ, ELEKTRONIKË

1

33

HARRY FULTZ, AUTOMEKANIK

1

34

PETER MAHRINGER TEKNOLOGJI INFORMACIONI

1

35

PROFILE TË TJERA QË S’JANË TË LISTUARA

1

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 18.01.2017