Leksione të hapura për Dietologjine dhe Nutricionin në Fakultetin e Mjekësisë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se ditën e martë, datë 23 Maj, ne Auditoriumin ‘Galileo Galilei’ të Fakultetit të Mjekësisë u mbajtën dy lektura me pedagogët, mjekët specializantë dhe studentët, me titull: “Reaksionet e padëshiruara nga ushqimi dhe kufijtë e rinj të mirëqenies” nga Prof. Carmelo Rizzo dhe “Përkufizimi bashkëkohor i Dietologjisë dhe Nutricionit’ nga Dr. Albana Daka. Prof. Rizzo është një autoritet i shquar ndërkombëtar në fushën e nutricionit dhe alergjisë ushqimore. Ky aktivitet u organizua nga Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë dhe morën pjesë Zv. Rektore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Suela Këlliçi, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Draçini, si dhe pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më: 25.05.2017