MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE PLATFORMËS AKADEMIA

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE PLATFORMËS AKADEMIA

Më datë 12.07.2021 në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të Platformës Akademia dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Platforma Akademia përfaqësohej nga z. Besart Kunushevci, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i platformës z. Visar Muhaxheri.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përfaqësohej nga Rektori, Prof. Dr. Arben Gjata dhe  Zv. Rektor, Prof. Dr. Suela Këlliçi.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të përcaktojë bashkëpunimin mes Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Platformës Akademia sh.p.k, Prishtinë në fushën e kontrollit antiplagjiaturë për kandidatët e doktoratës të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Platforma Akademia sh.p.k përmes nën kompanisë së saj Crossplag L.L.C do mundësojë procesin e ndërveprimit, komunikimit dhe kontrollimit të dokumenteve për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe kandidatëve në nivelin e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë”.

Në fund të takimit u bë nënshkrimi i marrëveshjes së përbashkët midis dy institucioneve.