Marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit Europian të Tiranës
Në datën 3.02.2021 në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të Universitetit Europian të Tiranës dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Universiteti Europian përfaqësohej nga rektori prof. dr. Tonin Gjuraj, nga dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore prof.dr. Pirro Prifti, nga administratori i këtij universiteti z. Tildi Çadri, nga shefja e Kabinetit znj, Stela Karaj dhe nga përfaqësuesja e zyrës së Projekteve pranë këtij universiteti znj. Ines Troshani.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë përfaqësohej nga rektori prof. dr. Arben Gjata, nga dy zëvendësrektoret prof. dr. Alma Idrizi dhe prof. dr. Suela Këlliçi.
Kryefjala e këtij takimi ishte marrëveshja midis dy universiteteve dhe dobia e nënshkrimit të saj. Përfaqësuesit e universiteteve diskutuan mbi shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor.
Shkëmbimi sistematik i stafit akademik dhe i studentëve u nënvizua si faktori thelbësor në zhvillmin e ndërsjellë institucional.
Në fund të takimit rektori i Universitetit të Mjekësisë prof. Dr. Arben Gjata dhe rektori i Universitetit Evropian të Tiranës prof. dr.Tonin Gjuraj nënshkruan marrëveshjen e përbashkët.