MJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE NGA KATEGORIA “ASISTENT LEKTOR”

MJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE NGA KATEGORIA “ASISTENT LEKTOR”

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë,Tiranë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 34, datë 30.04.2022, shpall konkursin për pozicionin e punës personel akademik me kontratë 1-vjeçare nga kategoria “Asistent Lektor” për lëndët Paraklinike, në Departamentin e Kirurgjisë OMF & Paraklinike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Kriteret

Kandidatët konkurentë për 1(një) vend vakant për personel akademik me kontratë 1-vjeçare, në lëndët Paraklinike të Departamentit të Kirurgjisë OMF & Paraklinike, nga kategoria “Asistent Lektor”, për realizimin e ngarkesës në programet e studimit Bachelor “Higjenist Dentarë” dhe “Teknikë Dentarë” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave në Stomatologji” brenda ose jashtë vendit;
  3. Të zotërojë me dëshmi të nivelit C1 për të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të BE;
  4. Të ketë së paku kualifikim të ciklit pasardhës;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

 

Kritere specifike:

  1. Të ketë notën mesatare të ponderuar të diplomës “Master i Shkencave në Stomatologji” ≥  9;
  2. Të ketë eksperiencë profesionale pas përfundimit të studimeve;
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndët paraklinike ;
  4. Të ketë licencë për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Stomatologut;
  5. Të ketë publikime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit;
  6. Të ketë kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare;
  7. Të kenë aftësi të mira komunikuese.

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, (adresa: rruga e Dibrës pranë QSUNT), dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë :

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Stomatologut;
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular Vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  15. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.  Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në  Buletinin e APP-së .

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al