MUNDËSI PËR TË NDJEKUR NJË INTERSHIP NGA ORGANIZATA BASHKIMI PËR MESDHEUN

MUNDËSI PËR TË NDJEKUR NJË INTERSHIP NGA ORGANIZATA BASHKIMI PËR MESDHEUN

 

Në kuadër të orientimit të studentëve mbi mundësitë e ndryshme ndërkombëtare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e diplomuar dhe studentët në prag të diplomimit mbi mundësinë e aplikimit për të ndjekur nje intership prej 3 ose 6 muajsh me bursa të ofruara nga Organizata Bashkimi për Mesdheun (Union for the Mediterranean), ku merr pjesë edhe Shqipëria. Në bazë të listës së fushave të pjesëmarrjes, aplikimi mund të jetë i përshtatshëm për studentët e diplomuar ose në prag diplomimi në fushën e shëndetit publik, por nuk ka përcaktim të fushës së studimeve. 

Sekretariati i Bashkimit për Mesdheun ofron një mundësi për të kryer një eksperiencë në një Organizatë Ndërkombëtare, që do të pasurojë karrierën tuaj personale dhe profesionale.

Kriteret e përgjithshme janë si më poshtë:

    • Kandidatët të jenë jo më shumë se 30 vjeç;
    • Të jenë të studentë të diplomuar së fundi, ose studentë në një universitet të njohur që kanë përfunduar të paktën dy vite të studimeve universitare të ciklit të parë;
    • Të kenë njohuri të gjuhës angleze, franceze apo arabe. Njohja e një gjuhe të dytë nga ato të listuara, apo njohja e gjuhës spanjolle, përbën përparësi.

Praktikantët do të marrin një pagesë mujore prej 550€

Fushat e pjesëmarrjes janë të publikuara në linkun e mëposhtëm:
http://ufmsecretariat.org/wp-content/uploads/2017/01/Call-for-Expression-of-Interest-UfMS-Internships-2017.pdf

Aplikimi kryhet duke dërguar një letër prezantimi të interesit (Cover letter) dhe formularin e aplikimit që shkarkohet në linkun e mëposhtëm: 
http://ufmsecretariat.org/wp-content/uploads/2016/04/Internship-Application-Form.docx

Dy dokumentat dërgohen në emailin e mëposhtëm: 
hr@ufmsecretariat.org 

Afati i fundit për aplikim është data: 28 shkurt 2017.

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni faqen zyrtare të informacionit: 
http://ufmsecretariat.org/vacancies/ufm-internship-program/

Ose të kontaktoni me Zyrën e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në adresën elektronike të mëposhtme: komunikimi@umed.edu.al

 

                      REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 23.02.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *