NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT TË PORTO-S NË PORTUGALI

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT TË PORTO-S NË PORTUGALI

Më 7.05.2018 , në një vizitë zyrtare në Universitetin e Mjekësisë, Zv. Rektorja e Universitetit të Porto-s, Prof.Fatima Marinho, e shoqëruar nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Porto, Portugali, Z. Valdemar Gonçalves dhe Dr. Edmond Trako Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Organizatave Ndërkombëtare, pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ish-Ambasador i Shqipërisë në Portugali në periudhën 2009-2014 dhe njëkohësisht ish pedagog pranë Universitetit të Mjekësisë, u mirëpritën nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof.Dr.Arben Gjata, Zv.Rektorja Prof. Dr. Suela Kelliçi dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Xheladin Draçini për të firmosur Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes dy Universiteteve.

Kryefjala e këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes dy institucioneve të arsimit të lartë.