NJOFTIM AKADEMIK – 15.04.2015
Informojmë studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se në bazë të kërkesës së Këshillit Studentor dhe Unionit Studentor të Luginës së Preshevës, si dhe duke marrë parasysh dispozitat e Rregullores së brendshme të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e Rektoratit me përfaqësuesit e Fakulteteve, zhvilluar më datë 03.04.2015, është miratuar Vendimi Nr. 40, datë 09.04.2015, “Mbi miratimin e kërkesës së Këshillit Studentor për sezonin e provimeve të mbartura të muajit Prill”, dhe është vendosur:
1. Të miratohet hapja e sezonit të Prillit 2015, për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përveç studentëve të vitit të parë.
2. Të miratojë kërkesën e studentëve të vitit të fundit që lëndët e mbartura nga sezoni i Shkurtit 2015, të përfshihen në sezonin e Prillit 2015.
3. Datat e provimeve të jenë më: 28, 30 Prill 2015 dhe 04 Maj 2015.
4. Numri i provimeve që mund të jepen në këtë sezon të jetë jo më shumë se 3 (tre).
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe shtrin efektet e tij për vitin akademik 2014 – 2015.
Ftojmë studentët të interesohen pranë sekretarive mësimore për t’u njohur me datat dhe sallat e provimeve.
REKTORATI
Përditësimi i fundit: 15.04.2015