NJOFTIM- DËRGOHEN KRITERET E PUNËSIMIT PËR “PERSONEL AKADEMIK” 2 VENDE LEKTOR NË DEPARTAMENTIN E OBSTETRIKË- GJINEKOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 96, datë 06.10.2020, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionet e punës vakant “Personel Akademik” 2 vende Lektor në Departamentin e Obstetrikë- Gjinekologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë.
Kandidatët konkurentë për pozicionet e punës vakant “Personel Akademik” 2 vende Lektor në Departamentin e Obstetrikë- Gjinekologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë mjek specialist obstetër gjinekolog:
- Të ketë liçencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshur nga Urdhëri i Mjekut;
- Të ketë Mbaruar studimet universitare dhe ato të specializimit me notën mesatare mbi 9(nëtnë);
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar si dhe në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryeje detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerënga gjykata;
- Të zotëroj me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, në preference gjuhën angleze;
Kritere specifike:
- Të jetë mjek specialist obstetër-gjinekolog me eksperienc pune mbi 10 vjeçare në këtë specialitet;
- Të kete titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”;
- Të kete eksperienca pedagogjike të mëparëshme;
- Të ketë kryer specializime afatëgjata të mëparshme në vende perëndimore;
- Të ketë veprimtari shkencore në fushën e obstetrikë – gjinekologjise, të konfirmuara me punime, prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe artikuj në revista brenda dhe jasht vendit;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015.
- Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Protokoll – Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 19.10.2020-30.10.2020 (10 ditë pune).
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al