NJOFTIM I KIZ PËR RIFILLIMIN E PROCESIT ZGJEDHOR NË UMT

NJOFTIM I KIZ PËR RIFILLIMIN E PROCESIT ZGJEDHOR NË UMT

Komisioni Institucional Zgjedhor i Universiteti të Mjekësisë, Tiranë, bazuar në Urdhrin e Ministrit të Arsimi, Sportit dhe Rinisë, nr. 175, datë 30.06.2020, ka rifilluar procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

KIZ njofton personelin akademik dhe studentët e Universiteti të Mjekësisë, Tiranë të bëhen pjesë e këtij procesi mjaft të rëndësishëm.

Dokumentacioni zyrtar për aplikantët kandidat për Rektor të UMT, anëtarë të Senatit Akademik të UMT (Personel Akademik dhe Studentë), janë publik në faqen zyrtare të UMT. Dokumentacioni i plotë me kriteret dhe formularët e aplikimit gjenden të afishuara në mjediset e Rektoratit dhe pranë zyrës së KIZ. Për çdo paqartësi, kandidatët aplikantë janë të lutur të marrin informacionin e nevojshëm në rrugë elektronike ose në ambientet e KIZ.

Dokumentacioni zyrtar për aplikantët kandidat për Dekan të fakulteteve dhe Përgjegjës Departamenti, bëhen publike në faqet zyrtare të fakulteteve respektive nga KZF.

Dokumentacioni i plotë me kriteret dhe formularët e aplikimit gjenden të afishuara në mjediset e fakulteteve dhe pranë zyrës së KZF. Për çdo paqartësi, kandidatët aplikantë janë të lutur të marrin informacionin e nevojshëm në rrugë elektronike ose në ambientet e KZF.

Komisioni Institucional Zgjedhor shpreh angazhimin maksimal për zhvillimin e një procesi zgjedhor normal e në përputhje me të gjitha aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

KIZ uron të gjithë kandidatët për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Mjekësisë dhe njëkohësisht kërkon prej tyre të angazhohen në zhvillimin e një fushate zgjedhore të bazuar në vlera e programe.

Pavarësisht situatës që po kalojmë të shkaktuar nga COVID-19, KIZ kërkon nga personeli akademik dhe studentët, të bëhen pjesë e diskutimeve të programeve dhe platformave që do të paraqiten nga kandidatët duke respektuar me rigorozitet protokollet të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për çdo informacion kontaktoni në adresën sekretaria.kiz@umed.edu.al.

Suksese!