NJOFTIM KRITERET E PUNËSIMIT PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM KRITERET E PUNËSIMIT PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhërin e Administratorit të UMT-së nr.227, datë 26.10.2022 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Sanitare”, me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,” shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:

 

Kandidatët për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant “Sanitar”, me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinave të njësisë
  • Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të

 

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë:

Kritere:

  • Të kenë përfunduar studimet e ciklit 8 (tetë) ose 9 (nëntë) vjeçar, ose të mesme;

 

Kushtet:

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Të jetë shtetas shqipëtar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e Dëftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit);
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm ose aktual, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së  Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

 

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve  kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

 Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al