NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel Akademik” kategoria Asistent lektorë në Departamentin e Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme në Sëmundjet e Brendshme dhe Pediatri, për mbulimin e orëve të seminareve në lëndët e profilit Sëmundje të Brendshme, Psikiatri, Traumatologji, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin vakant për Personel Akademik “Personel Akademik” kategoria Asistent lektorë në Departamentin e Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme në Sëmundjet e Brendshme dhe Pediatri, për mbulimin e orëve të seminareve në lëndët e profilit Sëmundje të Brendshme, Psikiatri, Traumatologji, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë program të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi e Përgjithshme” Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent.
- Të ket përfunduar studimet Universitare me notë mesatare mbi 9
- Të ketë liçensën e ushtrimit individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë mare ndaj tij masë disiplinore e pushimit nga puna;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitetet të njohura jashtë vendit.
- Preferohen kandidatë që kanë gradë shkencore në fushën e Mjekësisë.
- Preferohen candidate me përvojë pune në fushën e Sëmundjeve të Brendshme apo Psikiatri.
- Preferohen kandidate me përvojë dhe pjesmarje në projekte kombëtare ose ndërkombëtare.
- Preferohet të ketë botime dhe artikuj shkencor në fushën përkatëse.
- Preferohen kandidatë me përvojë në mësimëdhënie.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
- Kopje e noteruar e licensës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Kopje e noterizuar e dëshmis së njohjes së gjuhës së huaj
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtroijnë funksione publike”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
- Vëtetim për masën dësiplinore.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020-06.01.2021 (10 ditë pune).
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al