Në kuadër të programit Erasmus+ Blended Intensive Program (BIP) është hapur thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin Mjekësor, Sofje.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve (Pediatri dhe Stomatologji)
Kohëzgjatja e mobilitetit
- Mobilitet Virtual 26 – 29 Tetor 2026
- Mobilitet Fizik 30 Nëntor 2026 – 04 Dhjetor 2026
Numri i kuotave:
- 2 kuota
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; Link
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Kopje e diplomës dhe listë notash e niveleve të mëparshme të studimit (e noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Vërtetim studenti (i noterizuar dhe përkthyer në gjuhën Angleze);
- Certifikatë e gjuhës së huaj (minimumi niveli Anglisht B2), të njësuar me origjinalin;
- Formulari i deklarimit. Link
Dërgimi i dokumentacionit:
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 31 Korrik 2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!