NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “ADMINISTRATOR” I FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “ADMINISTRATOR” I FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 4, datë 17.01.2023 “Për konfirmimin e kritereve, dokumentacionit dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës ”Administrator” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, protokolluar me nr. 139/2 prot., datë 17.01.2023 si dhe Urdhrit të Administratorit të UMT-së nr.18, datë 24.01.2022 “Për miratimin e kritereve dhe të dokumentacionit për përzgjedhjen e administratorit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

Për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Administrator” i Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

 

KRITERET QË DUHET TË PLOTESOJË KANDIDATI PËR ADMINISTRATOR I NJËSIË KRYESORE (FMD).

Kandidatët për Administrator i njësisë kryesore (FMD) duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  4. Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 5 (pesë) vjet në këto fusha;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  8. Të mos gjendet në kushtet e konfliktit të interesit;
  9. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhën e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).

 

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokoll-arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dosjen personale të inventarizuar me dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetë shkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe/ose njësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noterizuara (të dy cikleve përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht kandidatit, pasi bëhet pjesë e arshivës së Institucionit.

 

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, të inventarizuar, në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në adresën: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005 – Tiranë, Shqipëri;
  2. Afati i dorëzimit i dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes së njoftimit, në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik, për këtë pozicion pune (Administrator i Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë).
  3. Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al

 

MËNYRA E VLERËSIMIT

 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për plotësimin e kritereve sipas dokumenteve të dorëzuara dhe kryesisht për përvojë, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën dhe pozicionin e punës që ata kantidojnë.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al