NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV “LABORANT”
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe në Urdhërin Nr. 37, datë 27.04,2021 “Për miratimin e kritereve për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Fakultetin e Mjekësisë Dentare Tiranë”, UMT-së, shpall konkursin për 1 (një) vende në pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Laborant” si me poshtë:
Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, pozicioni “Laborante”, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere:
- Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë përfunduar arsimin e larte në profilin Stomatologji;
- Të ketë njohuri në praktikat laboratorike me studentet dhe punë administrative;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (gjuha angleze perben avantazh, Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuteritdhe të programeve bazë (exel, word) të paketës Microsoft Office.
- Të ketë aftësiu të mira komunikuese, etik profesionale dhe të punës në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, pranë QSUT dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi behet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune me datën e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al