NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 79 “Punësimi i personelit administrativ”, në Statutin e UMT-së, në nenin 62 të Rregullores së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së nr. 63, datë 08.10.2022 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit admninistrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” i ndryshuar, si dhe Urdhrin e Administratorit të UMT nr. 8, datë 11.01.2024 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm”, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, shpall procedurën e konkursit për vend të lirë pune, si më poshtë:
Për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
Përshkrimi i punës:
- Ushtron veprimtarinë në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 114/2015“Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar, Vendimin nr. 345, datë 01.06.2004 “Për miratimin e procedurave të auditimit”, Kodit të Etikës dhe Kartës së Auditimit të Brendshëm Publik;
- Kontrollon menaxhimin dhe përdorimin me efektivitet të fondeve dhe përmirësimin e veprimtarisë të UMT-së dhe njesive shpenzuese;
- Kryen auditime të përgjithshme për politikat dhe procedurat, kryen analiza sipas orientimeve;
- Përgatit raportet për auditimet e kryera.
Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Njësisë së Auditimit të Brendshëm” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret dhe të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkencat Ekonomike/Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Audituesi i Brendshëm duhet të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet në profesion dhe të jetë i certifikuar si “Auditues i Brendshëm në sektorin publik”;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore , që nuk është shuar sipas ligjit;
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse:
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidati/ët:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV), sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje elibrezës së punës së noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjygjësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj të noterizuar;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimi të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, indryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” i ndryshuar;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e auditimit.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021, i ndryshuar, i publikuar në faqen zyrtare