NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE NË POZICIONIN PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK , KATEGORIA LABORANTE MËSIMORE, NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE SËMUNDJEVE TË LËKURËS, SHËRBIMI I SËMUNDJEVE INFEKTIVE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, PRANË UMT-SË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhërin nr. 116, datë 15. 10.2021 “Përcillen kriteret për pozicionin e punës vakant për personel ndihmës akademik, me karakter mësimor shkencor,“Laborante Mësimore”,në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, pranë Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Sëmundjeve të Lëkurës, në Fakultetin e Mjekësisë”, shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel ndihmës akademik”, kategoria “Laborante Mësimore” me kohë të plotë, pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Sëmundjeve të Lëkurës, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës vakant “Personel ndihmës akademik”, kategoria “Laborante Mësimore”, në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Sëmundjeve të Lëkurës, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, janë si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master Profesional ose Shkencor;
- Të zotërojë një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht,Frengjisht.Gjermanisht.Italisht,Spanjisht);
- Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit në paketën Microsoft Word, Excel, Powerpoint.
Kritere preferenciale:
Preferohen kandidatë që zotërojnë:
- Gjuhën Angleze;
- Të ketë eksperiencë pune;
- Aftësi në komunikim.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noteruar e librezës së punës;
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimi të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune që nga dita e shpalljes së konkurimit nga APP.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al