NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND VAKANT NË POZICIONIN “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI  MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND VAKANT NË POZICIONIN “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,  Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr .230, datë 27.10.2022, “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme”, me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,”  Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë:

  • Kandidatët për 1 (një) vend vakant në pozicionin “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti Mjekësisë, Tiranë, duhe të plotësojnë këto kritere:

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku pëfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyerje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i riparton ato tek Kryetari i Dëgës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyerje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

 

 Kriteret:

Kandidatët për vendin e punës “Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme”, duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të kenë përfunduar studimet e mesme për teknik i specialiteteve të ndryshme;
  2. Të kenë certifikatë/diploma për specialitetin në vartësi të specifikave të punës;
  3. Të kenë të paktën 2 vite pëvojë pune;
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese;
  5. Të jetë shtetas shqiptar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

 

Kushte:

  1. Të ketë zotësi të plotë për te vepruar;
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë. këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve  kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al