NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND VAKANT NË POZICIONIN PËRGJEGJËS SEKTORI I SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR 1(NJË) VEND VAKANT NË POZICIONIN PËRGJEGJËS SEKTORI I SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 745 prot. dt. 28.02.2020 “Kërkesë për punësim” dhe 1280 dt.12.06.2020  si dhe Urdhri nr. 51 datë 17.06.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë:

 

  • Për 1 (një) vend në pozicionin Përgjegjës Sektori i Shërbimeve dhe Investimeve në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë;
  • Ndjek monitorimin e zbatimit të kontratave të lidhura.
  • Organizon punën për mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elektromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinës të UMT-së si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
  • Organizon punën për mirëmbajtjen, pastrimin, transportin, shërbimet postare dhe korrierët.
  • Mbikqyr evidentimin e mallrave dhe materialeve në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin;
  • Organizon punën për plotësimin e regjistrit të aseteve të UMT-së duke evidentuar ndryshimet (rikonstruksionet, meremetimet).
  • Evidenton mallrat dhe materialet në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin;
  • Organizon punën për mbajtjen e regjistrit te pronave te miratuara per t’u dhënë me qera;
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
  • Detyrat e tjera janë të specifikuar në rregullorën e përgjithshme.

 

Kritere

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” në shkencat “ekonomi”, “inxhinieri dhe teknologji”, “juridik”, “natyrore”, “humane”, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  3. Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në UMT janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje.
  5. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  7. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  10. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Dëshmi penaliteti.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 29.06.2020 – 10.07.2020  (10 ditë pune).

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.