NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E  MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI  MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e  lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 415/1 prot., datë 23.06.2020 “Kërkesë për punësim të vendeve vakante si dhe Urdhrit   nr. 118 datë  30.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

  • Për 2 (dy) vende në pozicionin Sanitar Dega e Menaxhimit te Shërbimeve në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti  Mjekësisë, Tiranë.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit te godinave të njësise kryesore.
  • Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  • Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Sanitar”, duhet të plotësojë këto kritere

  1. Të kene perfunduar studimet e ciklit 8 ose 9 vjeçar, ose te mesme.
  2. Të ketë përvojë pune në grup;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

 

Kushte

  1. Të ketë zotësi të plotë për te vepruar.
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detvra.
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

 

Mosparaqitja  e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 05.10.2020 – 19.10.2020  (15 ditë).

 Mënyra e vlerësimit:

 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al