NJOFTIM – PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SPECIALIST I BURIMEVE NJERËZORE, NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL – ARSHIVËS
Bazuar në ligjin nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 2 (dy) vende në pozicionin e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, si më poshtë vijon:
“Specialist i burimeve njerëzore”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll – arshivës, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
- Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Burimeve Njerëzore”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll –arshivës, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë minimalisht Bachelor, brenda/jashtë vendit, të njohura nga MASR;
- Të mos jet marrë masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
Kritere preferenciale:
- Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate sa më të larta;
- Të ketë arsimin, trajnime dhe përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore mbi 2 vite.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative , menaxheriale dhe komunikuese;
- Të ketë aftësi të punuarit në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, që ka qënë i punësuar);
- Të zotërojë me dëshmi, programet e paketës Microsoft Office;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokollit te Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 05.10.2020-16.10.2020 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Nr. 7961 dt.12.07.1995 Kodi i Punës i RSH, i ndryshuar.
- Njohuri mbi aktet ligjore e nënligjore të arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e
sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al