NJOFTIM PËR 2 (DY) VENDE PUNE PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË NË LËNDËN E SEMIOLOGJISË IMAZHERIKE, PRANË DEPARTAMENTIT TË SEMIOLOGJISË KLINIKE DHE IMAZHERIKE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhërin nr. 140, datë 25.11.2021 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për 2 (dy) vende pune për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë në Lëndën e Semiologjisë Imazherike, pranë Departamentit të Semiologjisë Klinike dhe Imazherike në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë në Lëndën Imazheri, pranë Departamentit të Semiologjisë Klinike dhe Imazherike në Fakultetin e Mjekësisë,UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe të ketë përfunduar edukimin pasuniversitar dega Imazheri;
- Të ketë lishencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve;
- Të ketë Titull Akademik në Imazheri;
- Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht,Frengjisht, Gjermanisht, Italisht,Spanjisht;
Kritere specifike:
- Të ketë eksperiencë të gjatë pune në Shërbimin e Imazherisë;
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie mbi 10 (dhjetë) vjet në lëndën Imazheri;
- Të ketë kualifikime apo specializime në Imazheri.
Kritere preferenciale për kandidatët në profiling Semiologji Imazherike:
- Preferohen kandidatë që punojnë në klinika universitare;
- Preferohen kanditatë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë;
- Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al