NJOFTIM PËR 3 (TRI) VENDE PUNE “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PRANË DEPARTAMENTIT TË OBSTERIKE-GJINEKOLOGJISE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR 3 (TRI) VENDE PUNE “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË PRANË DEPARTAMENTIT TË OBSTERIKE-GJINEKOLOGJISE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 76, datë 13.07.2021 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel Asisten lektor në  Departamentin Obsterike-Gjinekologji në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë  në Departamentin e Obsterike-Gjinekologjise në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë pranë Departamentit të Obsterike-Gjinekologjise në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas Shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të zotërojë diplomë specializimi afatgjatë në Obsterike-Gjinekologji;
  5. Të zotërojë me dëshmi të ninelit C1 të pakten një nga pesë gjuhet e huaja të Bashkimit Europian (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);

 

Kritere specifike:

  1. Të ketë notën mesatare të ponderuar  të diplomës master  i Integruar të Ciklit të Dytë  ≥ 9;
  2. Të ketë notën mesatare të ponderuar të diplomës së Specializimit  Afatgjatë ≥ 9,5;
  3. Të ketë Licencen  për ushtrimin individual  të profesionit, të leshuar nga Urdheri i Mjekut;
  4. Të jetë  mjek  specialist Obsteter-Gjinekolog me eksperiencë profesionale 2 (dy) vjet në këtë specialitet, nga përfundimi i programit te specializimit afatgjatë.

 

  Kritere preferenciale:

  1. Të ketë kryer specializime afatgjata  të meparshme në vende prendimore.
  2. Të ketë veprimtari shkencore në fushen obsterike-gjinekologjisë, të konfirmuara me punime, prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe artikuj në revista  brenda dhe jashtë vendit.
  3. Të ketë deshmi për dy ose më shumë gjuhë të huaja prendimore ku njëra të jetë në preferencë gjuha angleze.

  

 Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekut.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj.
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  15. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit).

 

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga  dita e shpalljes në Buletinin e APP.

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al