NJOFTIM- PËR 4 (KATËR) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E  MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI  MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM- PËR 4 (KATËR) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e  lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 1733 prot., datë 04.09.2020 “Kërkesë për punësim për vende të lira pune” si dhe Urdhrit   nr. 117 datë  30.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për vend të lirë pune, si më poshtë:

Për 4 (katër) vende në pozicionin Sanitar Dega e Menaxhimit te Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti  Mjekësisë, Tiranë.

  1. “Sanitare” pranë Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme, në Fakultetin e Mjekësisë.
  2. “Sanitare” pranë Departamentit të Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë.
  3. “Sanitare” pranë Departamentit Obstetrikë Gjinekologjisë dhe në Palestrën në Fakultetin e Mjekësisë.
  4. “Sanitare” në godinën qenrore të Fakultetit të Mjekësisë.

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  1. Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit te godinave të njësise kryesore.
  2. Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
  3. Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  4. Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
  5. Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit.
  6. Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Sanitar”, duhet të plotësojë këto kritere

  1. Të kene perfunduar studimet e ciklit 8 ose 9 vjeçar, ose te mesme.
  2. Të ketë përvojë pune në grup;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

Kushte

  1. Të ketë zotësi të plotë për te vepruar.
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detvra.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mosparaqitja  e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 05.10.2020 – 19.10.2020  (15 ditë).

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al