NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024
Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 e nenet në vijim të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT), në Urdhrin e Rektorit nr. 145, datë 29.09.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2023-2024, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Urdhrin e Rektorit nr. 152, datë 17.10.2023 “Për një shtesë në Urdhrin e Rektorit nr. 145, datë 29.09.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2023-2024, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”” i ndryshuar”, Urdhrin e Rektorit nr. 153, datë 18.10.2023 “Për miratimin e kritereve për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2023-2024, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë Dentare nr. 441/43 prot., datë 18.12.2023, protokolluar me tonën nr. 2740/15 prot., datë 18.12.2023 “Kërkohet shpallje e vendeve vakante për personel akademik me kohë të pjesshme në FMD për vitin akademik 2023-2024” Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2023-2024, për vendet vakante si më poshtë:
PEDAGOGË ME KOHË TË PJESSHME:
Lëndë Formuese:
- Informatikë 1 (një) vend vakant
- Kimi Inorganike 1 (një) vend vakant
Lëndë Mjekësore:
- Histologji 2 (dy) vende vakante
- Biokimi 2 (dy) vende vakante
- Sëmundje Infektive 3 (tre) vende vakante
- Ekonomi Shëndeti 1 (një) vend vakant
Kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme që kandidojnë pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, preferenciale si dhe dokumentet të cilat janë shpallur me datën 03.10.2023, në faqen zyrtare të internetit https://www.fmd.edu.al, të Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 7 ditë pune, nga e nesërmja e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Dokumentacioni do të dorëzohet në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të UMT-së.