NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023

NJOFTIM PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME (PEDAGOGË TË JASHTËM) PËR VITIN AKADEMIK 2022-2023

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2 e nenet në vijim të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1,63 e vijues të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT),  në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 89, datë 06.09.2022 “Për punësimin e personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2022-2023, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në shkresën e Fakultetit të Mjekësisë nr. 1783/91 prot., datë 27.10.2022, protokolluar me tonën nr. 2448/24 prot., datë 27.10.2022 “Dërgohen vendet vakante të stafit  akademik me kohë të pjesshme”,të Departamenteve të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Moduleve të Dekanatit, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që duan të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagogë të jashtëm) për vitin akademik 2022-2023, për vendet vakante si më poshtë:

 

  • DEPARTAMENTI I MORFOLOGJISË

Lënda:

Histologji -Embriologji  1 (një) vend

 

  • DEPARTAMENTI I ANATOMISË PATOLOGJIKE

 DHE MJEKËSISË LIGJORE

Lënda:

Mjekësi ligjore 5 (pesë) vende

  • DEPARTAMENTI I PEDIATRISË

       Lënda:

Pediatri  4 (katër) vende

  • MODULET E DEKANATIT

                  Lëndët:

  1. Sociologji 1 (një)  vend
  2. Komunikim Mjekësor 2 (dy)  vende
  3. Gjuhë Latine 2 (dy)  vende
  4. Gjuhë e Huaj  2 (dy)  vende
  5. Edukim Fizik  1 (një)  vend
  6. Kimi Inorganike  3 (tri)   vende
  7. Kimi Organike   2 (dy)   vende
  8. Biologji  5 (pesë) vende
  9. Fizikë/Biofizikë  3 (tri)  vende
  10. Informatikë  1(një) vend
  • DEPARTAMENTI I LABORATORËVE

      Lënda:  

  1. Mikrobiologji 2 (dy) vende
  • DEPARTAMENTI I KIRURGJISË

      Lëndët:

  1. Kirurgji e Përgjithshme nr.1 2 (dy) vende
  2. Anestezi -Reanimacion 3 (tri)  vende
  3. Ortopedi-Traumatologji 4 (katër) vende
  4. Mjekësi Urgjence 11 (njëmbëdhjetë) vende
  5. Toksikologji 1 (një) vend
  6. Urologji 1(një) vend
  • DEPARTAMENTI I SHËNDETIT PUBLIK

Lëndët:

  1. Shëndet Mjedisor 3 (tri) vende
  2. Marketing Social 1 (një) vend
  3. Hyrje në Shëndet Publik 1 (një) vend
  4. Epidemiologji 1(një) vend
  5. Treguesit statistikore dhe Metodat Statistikore të Avancuara 1 (një) vend
  6. Legjislacion Shëndetësor 1 (një) vend
  7. Adiktologji 1 (një) vend
  8. Paketë Statistikore 1 (një) vend

Kandidatët aplikantë duhet të plotësojnë këto kritere:

Kriteret e përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  3. Të zotërojë me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Evropian (Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht);
  4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

 

Kriteret preferenciale:

  1. Të ketë cikël të tretë studimi në fushën përkatëse (Specializim afatgjatë/Doktoraturë);
  2. Të ketë eksperiencë pune në specialitetin përkatës;
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën përkatëse;
  4. Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor;
  5. Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës.

Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar njësisë bazë ku do të konkurrojë/ kandidojë;
  2. Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit;
  3. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon;
  4. Dokument identifikimi;
  5. Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Program të Ciklit të Tretë të Studimeve (Specializim Afatgjatë në Fushën e Mjekësisë /Doktoraturë);
  6. Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit;
  7. Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një);
  8. Kopje të noteruar të librezës së punës;
  9. Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.  Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 5 (pesë) ditë pune nga data e shpalljes në  Faqet zyrtare të UMED-it  dhe të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtë për drejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e arsimit të lartë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, etj.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al