NJOFTIM PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND VAKANT, PRANË DEPARTAMENTIT TË SËMUNDJEVE TË BRENDSHME, SHËRBIMI I HEMATOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 3, datë 12.01.2023, “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1(një) vend vakant me kohë të plotë, për pozicionin e punës “Personel Akademik” pranë Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme, Shërbimi i Hematologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë, 1 (një) vend vakant, pranë Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme, Shërbimi i Hematologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme, studime universitare brenda apo jashtë vendit;
- Të zotërojë me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të BE (anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht);
- Të ketë lishencë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare 8 (tetë)e lart;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna;
Kritere preferenciale:
- Të ketë diplomë specialiteti në Hematologji;
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare me notë mesatare 8 (tetë)e lart;
- Të ketë titull Doktor i Shkencave në Mjekësi, në fushën e Hematologjisë;
- Të jetë i punësuar në QSUNT si mjek hematolog;
- Të jetë me eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Hematologjisë, si pedagog i jashtëm;
- Të ketë një numër referimesh në konferenca ndërkombëtare dhe publikimesh shkencore.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë;
- Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve.
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al