NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË NË LËNDËN E ANESTEZI – REANIMACIONIT, PRANË DEPARTAMENTIT TË KIRURGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT-SË TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 26, datë 21.02.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë në Lëndën e Anestezi – Reanimacionit, pranë Departamentit të Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme”, dhe të ketë përfunduar edukimin pasuniversitar në lëndën Anestezi – Reanimacion;
- Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve;
- Të zotërojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës ku konkuron;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
- Të ketë shtetësi shqiptare;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere specifike:
- Të jetë diplomuar në lëndën Anestezi – Reanimacion;
- Të ketë titull akademik në lëndën Anestezi – Reanimacion;
- Të ketë eksperiencë pune në Shërbimin e Anestezi -Reanimacionit;
- Të ketë eksperiencë ne mësimdhënie mbi 5 vjet në lëndën e Anestezi –Reanimacion;
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Anestezi –Reanimacion.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në aktivitete shkencore ndërkombëtare në fushën e Anestezi – Reanimacionit;
- Preferohen kanditatë me 2 (dy) ose më shumë gjuhë të huaja.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekut.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al