NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS 2 (DY) VENDE VAKANTE “SANITAR” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nw Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit të UMT-së Nr. 63, datë 08.10.2021, “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 77, datë 26.05.2022 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës “Sanitar” në Fakultetin e Shkencave Mjekwsore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 2 (dy) vende të lira pune, si më poshtë:
Kandidatët për pozicionet e punës 2 (dy) vende vakante “Sanitar” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë:
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit të godinave të njësisë kryesore;
- Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
- Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
- Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të Institucionit;
Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në UMT janë:
Kritere:
Të ketë përfunduar studimet e ciklit tetë/nëntë vjeçar, ose të mesme
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas ligjit.
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhen shqipe, të shkruar dhe të
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e Deftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënësi i mëparshëm ose aktual, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë, nëse ka punuar;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me pozicionin e punës.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta ne lidhje me punën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021 i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al.