NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND VAKANT “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KOHË TË PLOTË DHE KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.73, datë 27.03.2024 “Për fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Teknik i mesem i specialiteteve”, personel administrativ me kohë të plotë dhe kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:
Kandidatët për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant “Teknik i mesëm i Specialiteteve të ndryshme”, personel administrativ me kohë të plotë dhe kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku përfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
- Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
- Ka në mbikqyrje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i raporton ato tek Kryetari i Degës së Shërbimeve.
- Ka në mbikqyrje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
Kriteret:
- Të kenë përfunduar studimet e mesme për teknik i specialiteteve të ndryshme;
- Të kenë certifikatë/diploma për specialitetin në varësi të specifikave të punës;
- Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese;
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Kushte:
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jenë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Të plotësojnë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga
Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
- Kopje e noteruar e Dëftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar)
- Fotokopje e noterizuar e certifikatë/diploma për specialitetin në varësi të specifikave të punës;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021, i ndryshuar, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al