NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, LËNDA MJEKËSI URGJENCE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, LËNDA MJEKËSI URGJENCE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 38, datë 09.04.2024, “Për miratimin e kritereve për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel akademik” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, Lënda Mjekësi Urgjence, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës Personel Akademik” me kohë të plotë, 1 (një) vend në Departamentin e Kirurgjisë, Lënda Mjekësi Urgjence, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë :

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit me notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  2. Të jetë shtetas shqiptar.
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur.
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht)
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  6. Të ketë lishencë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
  7. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron.
  8. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  10. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

 

Kritere specifike:

  1. Të zotërojë diplomë specializimi në Mjekësinë e Urgjencës apo në specialitetet e lidhura me të (Mjekësi Interne, Anestezi -Reanimacion, Kirurgji apo ndonjë specialitet tjetër klinik, ose licensë nga Urdhri i Mjekut si Mjek Urgjence.
  2. Të ketë eksperiencë pune si mjek të paktën 5 vite në Urgjencë.
  3. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Mjekësisë së Urgjencës.
  4. Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë së Urgjencës.

 

Kritere Preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë me diplomë specializimi “Specialist Mjek Urgjence” me notë mesatare mbi 9 (nëntë).
  2. Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete shkencore.
  3. Preferohen kandidatë që kanë titull akademik, gradë shkencore, ose të jetë në proces doktorature.
  4. Preferohen kandidatë që të kenë eksperiencë pune në struktura mjekësore universitare.
  5. Preferohen kandidatë që të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  6. Preferohen kandidatë me 2 ose me më shumë gjuhë të huaja.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion: 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  8. Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
  9. Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  15. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  16. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit;

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në  zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al