NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) VEND NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARA KLINIKE, PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 18, datë 07.02.2024, shpall konkursin për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë “Lektor” në Departamentin e Lëndëve Para Klinike, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës “Personel akademik” me kohë të plotë, 1 (një) vend në Departamentin e Lëndëve Para Klinike, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë :
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht) të nivelit C1
- Të ketë së paku kualifikim të ciklit pasardhës:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega e Mjekësisë së Përgjithshme, studime universitare brenda ose jashtë vendit me notën mesatare mbi 8 (tetë).
- Të jetë së paku me gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”
Kritere specifike:
- Të ketë kualifikime apo specializime kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.
- Të ketë kualifikime kombëtare ose ndërkombëtare në Epidemiologji dhe Kërkime Shkencore.
- Të ketë licensën për ushtrimin e profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie si pedagog i/e jashtëm.
Kritere preferenciale:
- Të ketë marrë pjesë në veprimtari dhe/ose aktivitete shkencore, në studime klinike kombëtare dhe ndërkomëtare.
- Të ketë përvojë dhe pjesmarje në projekte apo hartim projektesh, kombëtare ose ndërkombëtare.
- Të ketë botime dhe artikuj shkencorë.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al