NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE BIOMJEKËSORE DHE EKSPERIMENTALE, “LABORANTE MËSIMORE”, NË LËNDËN E FARMAKOLOGJISË, FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE BIOMJEKËSORE DHE EKSPERIMENTALE, “LABORANTE MËSIMORE”, NË LËNDËN E FARMAKOLOGJISË, FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr. 38, datë 08.03,2023 “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë ” Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” me kohë të plotë, në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, “Laborante Mësimore”, në Lëndën e Farmakologjisë, Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Laborante” me kohë të plotë, në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithëshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e njeë vepre penale.
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mosketë masa disiplinore që nuk janë shuar sipas ligjit.
  6. Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë osediplomë të fituar në Universitete të huaja të njohura nga MASR;

 

Kritere veçanta:

  1. Të ketë përfunduar  ciklin e dytë të studimeve universitare të nivelit Mastër Profesional ose Master Shkencor, pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ose në Fakultete ekuivalente, të akredituara dhe të njohura nga MASR, me notë mesatare aritmetike të studimeve Universitare mbi 7 (shtatë) e lart ;
  2. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  3. Të ketë përvojë pune mbi 5 (pesë) vjet të dokumentuar;
  4. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.

 

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze;
  2. Preferohen kandidatë që kanë përvoja të mëparshme pune laboratorike spitalore;
  3. Preferohen kandidatë që kanë, përfunduar studimet në Master të Shkencave, “Teknik Laboratori” (dy vjeçar);

 

Dokumentacioni i kërkuar

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, të Fakultetit të Mjekësisë, në UMT-së , dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Formular vetdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji 138/2015;
  10. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  13. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tre) muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në zyren e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

 

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al