NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR-SHKENCOR “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si edhe në Urdhërin Nr.134, datë 16.11.2021, “Për miratimin e kritereve për kanditatët për personel ndihmës akademik në Fakultetin e Mjekësisë ” shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter mësimor-shkencor “Laborante Mësimore” me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për personel ndihmës akademik, me kohë të plotë, pozicioni “Laborante Mësimore” pranë Departamentit të Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme
- Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur ;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar studimet universitare minimalisht në nivelin “Bachelor”;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre ) vjet;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që zotërojnë gjuhën angleze;
- Preferohen kandidatë që të kenë përvojë pune në grup.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, Fakulteti i Mjekësisë pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noteruar e librezës së punës;
- Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes ne Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al