NJOFTIM PËR PRANIMET E STUDENTËVE NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE MASTER NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Bazuar në Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Nr.18, datë 16.08.2017, mbi afatet e pranimeve të aplikantëve për studimet Master, si edhe në përgjigje të shkresës së Rektorit, Nr. 1654/9, datë 29.09.2017, për konfirmimin e kritereve të pranimit të aplikantëvë për studime të ciklit të dytë, të përcjella nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë , Tiranë shpallim celjen e aplikimeve për studimet Master të Shkencave dhe Master Profesional pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike , Universiteti i Mjekësisë , Tiranë nga data 09.10.2017 – 20.10.2017.
- Brenda datës 24.10.2017, në mjediset e FSHMT dhe faqen zyrtare të FSHMT (fshmt.umt.rash.al) do të afishohen listat e aplikantëve fitues .
- Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit në FSHMT, brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.
KRITERET E APLIKIMIT
- Të kenë mbaruar ciklin e parë të studimeve Bachelor
- Për programin e studimit Master i Shkencave në Infermieri dhe Master Profesional në “Menaxhim Infermieror” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një diplomë Bachelor në Infermieri e Përgjithshme dhe Mami.
- Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në Mami, mund të aplikojne studentët që zotërojnë një diplomë Bachelor në Infermieri e Përgjithshme dhe Mami.
- Për programin e studimit Masteri i Shkencave dhe Master Profesional në Teknikë Laboratori mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një diplomë Bachelor në Teknikë Laboratori, Biokimi, Biologji, Kimi.
- Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në Fizioterapi mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një diplomë Bachelor në Fizioterapi.
- Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në Teknikë Imazherie mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një diplomë Bachelor në Teknikë Imazherie dhe Fizikë.
- Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në Logopedi mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një diplomë Bachelor në Logopedi, Gjuhësi, Shkenca Sociale, Psikologji dhe Pedagogji Cikli i Ulët.
- Për studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimevë pranë FSHMT ose që dorëzojnë një diplomë universitare evropiane do të aplikohet koeficienti 1,2 ( një pikë dy) në llogaritjen e pikëve përfundimtare.
- Për studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve në të gjitha universitetet e tjera shtetërore dhe private do të aplikohet koeficienti 1( një) në llogaritjen e pikëve përfundimtare.
- Studentët do të rankohen sipas pikëve që do të përfitojnë sipas formulës së mëposhtme:
- Koeficienti i përcaktuar shumëzuar me mesataren e ponderuar të ciklit të parë të studimeve Bachelor:
- (1 x mesatare e ponderuar)
- (1,2 x mesatare e ponderuar)
- Koeficienti i përcaktuar shumëzuar me mesataren e ponderuar të ciklit të parë të studimeve Bachelor:
- Në programin e studimit Master i Shkencave do të kenë mundësi zgjedhje për tu regjistruar studentët e rankuar me pikët më të larta dhe që kanë paraqitur Dëshminë e Gjuhës së Huaj , sipas Udhëzimit Nr.52, datë 03.12.2015 të MAS-it, nivelin B1 ( një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht).
Regjistrimi i aplikantëve do të bëhet pranë sekretarisë mësimore të FSHMT.
REKTORATI
Publikuar më 02.10.2017