NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATË SHËRBIMI ME AFAT TË CAKTUAR DERI MË 30.04.2021
Bazuar në ligjin nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në kërkesën e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Urdhrin nr. 93, datë 01.10.2020 të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për Kryetar në Degёn e Burimeve Njerёzore – IT (me kontrat me afat të caktuar), pranë Fakultetit të Shkencave Mjekesore Teknike, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, kandidatët duhet të plotësojë kriteret si më poshtë.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të, preferohet në fushën e Drejtësisë ose Ekonomisë;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular Vetëdeklari sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera në mbështetje të kritereve të veçanta apo aftësive/njohurive të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, të marrë brenda tri muajve të fundit;
- Dëshmi të gjuhës së huaj të noteruar.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokollit te Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 02.10.2020-08.10.2020
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Nr. 7961 dt.12.07.1995 Kodi i Punës i RSH, i ndryshuar.
- Njohuri mbi aktet ligjore e nënligjore të arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al