NJOFTIM PËR PUNËSIM NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT 3 (TRI) MUAJ NGA MOMENTI I LIDHJES SË KONTRATËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në kërkesën e Drejtorit Juridik me Nr 92 prot; datë 14.01.2021, si edhe në Urdhërin e Rektorit nr. 5 date 14.01.2021 shpall konkursin për pozicionin e punës, Ndihmës Akademik ”Specialist”, në Sektorin e Shërbimeve Juridike të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore me kontratë me afat 3 (tri) muaj nga momenti i lidhjes së kontratës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët janë :
Kritere të përgjithshme:
- 1.Të zotërojë diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike;
- Të ketë eksperience pune , jo me pak se 3 (tri) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë dhe përfaqësimi në proceset gjygjësore përbëjnë avantazh;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht,Italisht, Spanjisht;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Dokument/Çertifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera në mbështetje të kritereve të veçanta apo aftësive / njohurive të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit);
- Dëshmi të gjuhës së huaj të noteruar.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15. 01. 2021 – 21. 01. 2021
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi ligjin NR. 7961 12. 07. 1995 kodi i Punës i RSH, i ndryshuar
- Kodi Administrativ dhe Kodi i Procedurës Administrative i RSH
- Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile i RSH
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al