NJOFTIM- PËR SPECIALIST PËR ÇËSHTJET AKADEMIKE, KARRIERËN DHE MARRËDHËNIET ME STUDENTËT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM- PËR SPECIALIST PËR ÇËSHTJET AKADEMIKE, KARRIERËN DHE MARRËDHËNIET ME STUDENTËT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e  Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 104, datë 14.10.2020 shpall konkursin për 1 (një) pozicion pune

personel ndihmësakademik me karakter administrativ “Specialist për çështjet akademike, karrierën dhe marrëdhëniet me studentët, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,, si më poshtë vijon:

  • Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist për çështjet akademike, karrierën dhe marrëdhëniet me studentët, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  6. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi;
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

 

Kritere preferenciale:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
  2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite;
  3. Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  4. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  5. Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në menaxhimin me studentët sipas cikleve të studimit dhe në përfundim të studimeve të tyre;
  6. Të ketë eksperience të mëparshme mbi koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve të edukimit, marrëdhënieve dhe komunikimit me të tretët, konsulencën dhe këshillimin e karrierës;
  7. Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
  13. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 26.10.2020- 06.11.2020 (10 ditë pune)

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit, si dhe Kodin e Cilësisë;
  • Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al