NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 17.11.2014
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “KANCELAR” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall konkursin për 1 (një) personel administrativ me kohë të plotë, Pozicioni i punës “Kancelar”, në Fakultetin e Mjekësisë, si më poshtë:
Kandidati për vendin e punës “Kancelar në Fakultetin e Mjekësisë“, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomi ose Drejtësi
- Të ketë së paku 5 vjet eksperiencë pune
- Të njohë kuadrin rregullues dhe praktik të administrimit ekonomik dhe financiar të institucioneve të arsimit të lartë
- Preferohet që kandidati për kancelar të ketë kryer studime pasuniversitare në drejtimet ekonomik ose juridik
- Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
- Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese dhe raportuese
- Të ketë aftësi të mira organizuese, komunikuese dhe të punës në grup
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Kopje të dokumentave që vërtetojnë studimet (postmaster, doktorature, etj) (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Fotokopje të noteruar të një dokumenti identifikimi
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit apo çdo çertifikatë, dëshmi kualifikimi që mund të ketë
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti.
Kandidatët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave nga organi kompetent.
Dokumentat pranohen vetëm në gjuhën shqipe.
KONKURIMI:
Pas verifikimit paraprak të dokumentave, brenda 4 (katër) ditësh në Zyrat e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë do shpallet lista e konkurentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin në Këshillin e Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Dokumentat pranohen nga data 17.11.2014 – 01.12.2014
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
Publikuar më 17.11.2014
REKTORATI
NJOFTIM PËR SHTYRJE AFATI TË APLIKIMIT PËR VEND TË LIRË PUNE: PERSONEL ADMINISTARTIV “SPECIALIST FINANCE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpall shtyrje afati në konkursin për 1 (një) personel administrativ me kohë të plotë, Pozicioni i punës “Specialist Finance”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:
Pozicioni i punës:
1. Specialist Finance në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
Kandidati për vendin e punës “Specialist Finance” duhet të plotësojë këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar studimet e larta, profili Financë
- Të ketë notë mesatare universitare mbi 8
- Të ketë njohuri të programeve të mbajtjes së kontabilitetit, kryesisht të “Alpha Business” ose “Financa 5”
- Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të huaj, preferohet gjuha angleze
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës “Microsoft Office”
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punuarit në grup
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës “Specialist Finance” preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
-
- Të ketë përfunduar studimet Master Shkencor, profili financë
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në profilin financë
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumenta:
-
- Kërkesë me shkrim
- CV
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (të noteruara)
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar)
- Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të kompjuterit, dëshmi të kualifikimit që mund të ketë në programet financiare (“Alpha Business” ose “Financa 5”) dhe çdo çertifikatë tjetër
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar)
- Raport mjekësor për aftësitë në punë
- Dëshmi penaliteti
Dokumentat do të pranohen nga data 17.11.2014 – 21.11.2014
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al
Publikuar më 17.11.2014
REKTORATI