NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E PEDIATRISË, PROFILI NEONATOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E PEDIATRISË, PROFILI NEONATOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në Departamentin e Pediatrisë, profili Neonatologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurentë për vendin vakant për Personel Akademik në Departamentin e Pediatrisë, profili Neonatologji, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë mjek pediatër neonatolog (ose që punon në shërbim neonatologjie për një periudhë të paktën 5 (pesë) vjeçare);
  2. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie;
  3. Të ketë aktivitet të dallueshëm shkencor;
  4. Të ketë gradën shkencore “Doktor Shkencash”;
  5. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  6. Të jetë shtetas shqiptar;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  8. Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  9. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  10. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

Kritere të preferenciale:

  1. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 9 (nëntë);
  2. Të ketë titull akademik.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  7. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  12. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ose vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.
  13. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Protokoll – Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 27.01.2020-07.02.2020 (10 ditë pune).

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al