NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE TË ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT, SHËRBIMI I KARDIOLOGJISË NR.2, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në Departamentin e Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, Shërbimi i Kardiologjisë Nr.2, në Fakultetin e Mjekësisë,
Kandidatët konkurrentë për vendin vakant për Personel Akademik në Departamentin e Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, Shërbimi i Kardiologjisë Nr.2, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, lëshur nga Urdhri i Mjekëve;
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë);
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere specifike:
- Të ketë diplomë specializimi në kardiologji;
- Të jetë në proces doktorature ose të ketë doktoraturë;
- Të ketë eksperiencë si kardiolog në Shërbimin e Kardiologjisë, për më shumë se 15 vite;
- Të ketë eksperiencë jo më pak se 5-vjeçare në mësimdhënie si pedagog i jashtëm, me preferencë në lëndën e Kardiologjisë;
- Të ketë kualifikime apo specializime në Institucione klinike/kërkimore me relevancë ndërkombëtare, në vende perëndimore për një periudhë prej të paktën 12-muajsh, pa ndërprerje, me diplomë/dëshmi nga Institucioni përkatës;
- Të ketë licensën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhri i Mjekëve;
Kritere të preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kanë aktivitet kërkimor/shkencor të reflektuar në publikime me relevancë ndërkombëtare në formë artikujsh dhe/ose abstraktesh në revista me faktor impakti sipas JCR;
- Të ketë experience mbi 10 vjet si operator i pavarur në kardiologjinë intervencionuese;
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike.
- Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje të artikujve, teksteve, revistave, projekteve shkencore etj.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria ose vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk nmund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Protokoll – Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 03.02.2020-14.02.2020 (10 ditë pune).
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al