NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV, “SEKRETARE MËSIMORE” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Sekretare mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,
Kriteret:
Kandidatët për “Sekretare mësimore” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë perfunduar minimalisht studimet universitare te ciklit të parë (Bachelor);
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj;
- Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuar me dëshmitë përkatëse;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe institucione të tjera të edukimit;
- Të jetë i gatshëm të ndjekë punën në orarin 11:00 – 19:00.
Kritere preferenciale:
Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, brenda QSU “Nënë Tereza”, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 16.12.2019-30.12.2019 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al