NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “SPECIALIST PËR KARRIERËN DHE MARRËDHËNIEVE ME STUDENTËT”, PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Specialist për karrierën dhe marrëdhënieve me studentët”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin vakant për “Specialist për karrierën dhe marrëdhënieve me studentët”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND);
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 (dy) vite në institucionet e arsimit të lartë;
- Të zotërojë njohuri të metodave të përpunimit statistikor si dhe të menaxhimit të bazave të të dhënave;
- Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht) e lëshur nga subjektet e njohura nga Ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testeve ndërkombëtare; Niveli i njohjes së gjuhës së huaj të jetë të paktën B2;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
Kritere preferenciale:
- Të ketë njohuri mbi proceset që shoqërojnë studentin që nga aplikimi deri te punësimi, si dhe njohja e platformave digjitale përkatëse;
- Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në menaxhimin e marrëdhënieve me studentët sipas cikleve të studimit dhe në përfundim të studimeve të tyre;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass), i përditësuar;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj, lëshuar nga subjektet e njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testeve ndërkombëtare;
- Dokument që vërton njohjen e plotformave digjitale të gjurmueshmërisë së studentit gjatë studimeve dhe në përfundim të studimeve të tyre;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
- Dokument/Certifikatë që vërtetojnë trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Certifikatë/Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Protokollin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 24.02.2020-06.03.2020 (10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al