NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË CAKTUAR, “LABORANTE”, NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 146, datë 11.10.2023 “Për“miratimin e kritereve për kandidatët për vendin e punës personel ndihmës akademik “laborante” me kohë të caktuar në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik me kohë të caktuar, Laborante në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë”, në Universiteti e Mjekësisë, Tiranë :
Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të caktuar, “Laborante”, në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kriteret e përgjithshme :
- Të ketë diplomë “Master i Shkencave” (ose ekuivalent në përputhje me aktet ligjore në fuqi) në Kimi-Biokimi;
- Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht Italisht Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
- Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi);
- Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë kofidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup (vetëdeklarim);
- Të jetë i gatshëm të punoj në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim);
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
Kritere preferenciale:
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse (eksperiencë laboratorike në fushën e kimive);
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda (3) tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda (3) tre muajve të fundit;
- Vërtetim nga punëdhënës, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 4
- Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 5
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 7 ditë nga data e shpalljes në buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al